Pas 4 orësh marrje në pyetje, Klotilda Bushka del nga SPAK: Nuk kam asnjë koment!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas katër orësh marrje në pyetje nga Prokurorët e SPAK, deputetja socialiste, Klotilda Bushka është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve hyri në SPAK në orën 12:00 dhe doli në 16:00, por për mediat refuzoi të fliste duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve duke thënë: “Nuk kam asnjë koment”.

Edhe avokati i saj Henrik Ligori nuk dha detaje mbi atë çfarë ndodhi brenda ambienteve të SPAK, teksa theksoi se nuk i ishte komunikuar asnjë akuzë Bushkës.

Nuk na komunikuan. Jo s’ka akuzë. Nuk ka akuzë dhe nuk ka komente”, tha ai.

Kujtojmë se emri i deputetes Bushka doli në dosjen e SPAK për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Ervion Veliaj. Sipas dosjes, Bushka dyshohet se ka intimiduar dëshmitarët në hetimet për Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa./    S,M

Të fundit

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Përleshje mes peshkatarëve në kufirin Etiopi-Kenia,13 viktima dhe 22 të zhdukur

Të paktën 13 persona janë vrarë dhe 22 janë zhdukur pas përleshjeve mes peshkatarëve nga Etiopia dhe Kenia . Sipas guvernatorit të qarkut Turkana të...

Trump ul kokën, Macron ngre zërin në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Presidenti Donald Trump priti sot presidentin francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë për bisedime, në një moment pasigurie të thellë për të ardhmen...

Lajme të tjera

Web TV