Duan të qëndrojnë beqarë! Shenjat e zodiakut që adhurojnë lirinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Virgjëresha

Duke qenë e organizuar dhe me pritshmëri të larta, Virgjëresha nuk pranon të jetë në një marrëdhënie vetëm për hir të të qenit në çift. Ajo analizon çdo detaj, madje dhe ato që të tjerët nuk i shohin. Virgjëreshat janë njerëz që duan të jenë të dobishëm për të tjerët, por kur bëhet fjalë për dashurinë, e kanë të vështirë të hapen plotësisht, nëse nuk e ndjejnë që kanë gjetur personin e duhur. Për ta, është më mirë të jenë vetëm sesa të përfundojnë në një marrëdhënie ku do të ndihen të pakuptuar ose të papërmbushur.

Shigjetari

Shigjetari është shenja që ka frikë nga monotonia dhe nga çdo gjë që i kufizon lirinë. Ky aventurier i lindur nuk e sheh dashurinë si diçka që duhet t’i diktojë lëvizjet apo planet për të ardhmen. Nëse ndjejnë se dikush po i “mbyt” me pritshmëritë e një marrëdhënieje tradicionale, zgjedhin të largohen pa u menduar dy herë. Kjo nuk do të thotë se Shigjetari nuk dashuron apo nuk mund të ketë një marrëdhënie të shëndetshme. Thjesht, ata duan dikë që të respektojë hapësirën e tyre dhe të jetë në të njëjtin ritëm. Për ta, beqaria nuk është një mungesë, por një mundësi për të eksploruar botën dhe veten e tyre pa kufizime.

Ujori

Ujori është një nga shenjat më të pavarura dhe më të veçanta të zodiakut. Ai nuk e ka problem të jetë vetëm, sepse në fakt, e shijon këtë mënyrë jetese. Ujori kërkon lirinë mendore për të eksploruar idetë dhe perspektivat e reja. Duke qenë një shenjë ajri, Ujori është më shumë i lidhur me mendjen sesa me emocionet. Ai është personi që rri zgjuar natën duke analizuar botën dhe shpesh nuk ka durim për lojërat emocionale që vijnë me një lidhje romantike. Për më tepër, ai nuk do dikë që ta ndryshojë ose ta kufizojë./   S,M

Të fundit

Berisha tha se po digjen?! E vërteta e dokumenteve që dolën nga Bashkia

Si është e vërteta? A po digjen dokumentet e nxjerra nga Bashkia siç akuzoi Sali Berisha? Report Tv ka...

Masat ndaj 24 zyrtarëve të Universitetit Bujqësor, SPAK del me njoftim zyrtar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në aktet e referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të...

Nis puna për ujësjellësin e ri në Mamurras, Balluku jep lajmin e mirë

Ka nisur puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri në Mamurras, një projekt që synon të sigurojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm...

Vrau dhe groposi Kejsi Hysën, dënohet 30 vite burg Agron Tufa

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 30 vite burg për Agron Tufën. Tufa akuzohet për vrasjen e Kejsi Hysës. Dyshohet...

Makina fluturuese bëhet realitet, publikohen pamjet e testimit

Një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë. Makina e Alef Aeronautics mund të drejtohet si një makinë normale në rrugë, por...

Lajme të tjera

Web TV