Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit jo rezident të Kenias në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit jo rezident të Kenias në Shqipëri, Fredrick Lusambili Matëang’a.

Begaj i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re si Ambasador i Kenias në Tiranë Fredrick Lusambili Matëang’a dhe e siguroi atë për mbështetjen në përmbushjen e detyrës si Ambasador jo rezident në Tiranë.

Presidenti e konsideroi historik momentin e takimit në kontekstin e vendimit të shtetit shqiptar për të hapur së shpejti ambasadën në Nairobi, vendim që, sipas Kreut të Shtetit, do të thellojë pozitivisht bashkëpunimin e mirë politik që ekziston midis dy vendeve.

Presidenti Begaj vlerësoi dhe inkurajoi vijimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kenias në nivel organizatash ndërkombëtare.

Kreu i Shtetit veçoi në pritjen e tij të parë për Ambasadorin e Kenias se njohja e shtetit të Kosovës nga Kenia do të ishte një kontribut për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë.

Nxitja e bashkëpunimit ekonomik, shtimi i ndërveprimeve njerëzore nëpërmjet shkëmbimeve kulturore, dhe turistike ishin disa nga temat që u trajtuan si mundësi e forcimit të lidhjeve midis dy vendeve./   S,M

Të fundit

Britania e Madhe bëhet gati për luftë? Starmer: Shpenzimet e mbrojtjes do të rriten 2.5%

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në...

SHENIM/ Tani KLP duhet të mbrojë drejtësinë nga prokurori

Audio e re e publikuar nga seanca paraprake gjyqësore ndaj Erion Veliaj, sjell të ulëriturat e prokurorit Olsi Dado duke ju drejtuar personit nën...

I penduari Dumani “zbërthen” krimet, dëshmia/ 2 deputetë kërkuan vrasjen e Talo Çelës

Nga vendimi për vrasjen e Talo Çelës, deri tek debati nëse porosia për ekzekutimin e tij u dha nga dy deputetë që ofruan një...

VIDEO| Krijesa e rrallë e thellësive befason plazhistët në Kaliforni

Plazhistët në Kaliforni përgjatë bregut të Paqësorit kanë parë një peshk jashtëzakonisht të rrallë nga familja armadillo që jeton në thellësi të mëdha dhe...

Shpëton toka, asteroidi prek Hënën/ NASA: Rrezikohet të godasë satelitin e tokës, në 2032

Shanset që asteroidi 2024 YR4 të godasë Tokën në vitin 2032 janë thuajse zero. Megjithatë nga ky rrezik nuk përjashtohet sateliti i vetëm natyror...

Lajme të tjera

Web TV