Rama të dielën në Athinë fton shqiptarët në panairin e punës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të dielën (2 mars) drejt Greqisë, ku do të marrë pjesë në panairin e punës “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, që do të zhvillohet në Athinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë fton bashkatdhetarët tanë në Greqi që të marrin pjesë në panair.

“Mirëmbrëma andej nga Athina! Kaloni po mundët të dielën, do jem edhe unë atje dhe do të më pëlqente shumë të na shikonin pak bashkë ca tipa këtej e andej, e dini vetë ju kush e qysh”, shkruan Rama.

“Καλώς να βρεθούμε (mirë e kam shkruar?)”, shkruan më tej kryeministri, që në shqip përkthehet “Mirësevini të na takoni”.

Mesazhi u drejtohet të gjithë bashkatdhetarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, që t’i bashkohen këtij panari për t’u njohur me punëdhënësit, pagat, programet e aftësimit dhe sektorët pararojë, për punësim e rikthim në Shqipëri.

Gjatë panairit do të organizohen takime me sipërmarrje dhe agjenci shqiptare, panele diskutimi, networking dhe informacion nga tregu shqiptar i punës./    S,M

Të fundit

Nga dëmtimet nervore deri në koma, cilat janë pasojat e pesticidit ‘Fosmet’ te mandarinat

Fosmeti është një kimikat i përdorur më parë në Bujqësi për të luftuar insektet, por është ndaluar në shumë...

Gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit, Real Madrid sfidon Sociedadin pa Mbape

Real Madrid do të sfidojë Sociedad në ndeshjen e vlefshme për Copa Del Rey. Në këtë takim Los Blancos nuk do të kenë në...

Rama: Bashkia dhe qytetarët janë marrë zvarrë nga gjykatës të papërgjegjshëm

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish drejtësinë edhe gjatë inspektimeve për punimet për Terminalin Verior të Transportit Publik në Tiranë. Rama tregoi se projekti për terminalin,...

“Më kanë ndaluar çdo takim e komunikim”/ Veliaj nga burgu: Kam marrë porosi të ul gjuhën

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj reagon sërish nga burgu. Në një postim të gjatë në rrjetet e tij sociale, Veliaj shkruan se ka marrë...

“Shyqyr që të kemi”/ Rama batuta me taksistin pukjan që po ankohej për terminalin

Kryeministri Edi Rama ka ndjekur nga afër ndërtimet për Terminalin Verior të Transportit Publik. Rama gjatë inspektimeve ka takuar edhe një taksist nga Puka. Ai...

Lajme të tjera

Web TV