Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ankimon masën e sigurisë “arrest me burg”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet prej më shumë se dy javësh në qeli, ka ankimuar masën e sigurisë të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Posaçme, “Arrest me burg”.

Mësohet se ankimimi është nisur me postë.

Dosja ndaj Veliajt po hetohet nga prokurorët Olsi Dado dhe Altin Dumani.

Akuzat
Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndaj bashkëshortes së tij, SPAK thotë se rëndojnë akuzat korrupsion pasiv, pastrim parash e fshehje pasurie. Në hetim, SPAK njofton se ka vënë në hetim edhe deputeten Klotilda Bushka, që sipas prokurorisë së posaçme ka penguar zbulimin e së vërtetës.

SPAK-u thotë  se kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka miratuar  shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek disa subjekte tregtare, të lidhur ngushtë me të. /   S,M

Të fundit

Marrëveshja me SHBA-në për mineralet/Kievi vendos kushtin: Nuk e nënshkruajmë pa garanci!

Ukraina tha të mërkurën se kishte arritur një marrëveshje “paraprake” për të transferuar të ardhurat nga disa prej burimeve...

24 urdhër arrestet në Universitetin Bujqësor, GJKKO tërhiqet për vendim

Ka nisur të mërkurën seanca në GJKKO për 24 të arrestuarit me urdhër të SPAK, zyrtarë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, biznesmenë por edhe...

‘Freedom House’: Përkeqësim i të drejtave politike dhe lirive në nivel botëror

Organizata “Freedom House” tha të mërkurën se liritë politike dhe civile kanë shënuar përkeqësim në vitin e fundit në gjashtëdhjetë shtete në botë, ndërkaq...

Burgosja e Veliajt, Rama: Kush do t’i ndjekë punët në bashki, prokurori apo Noci

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga takimi me asambletë socialiste të 10 njësive të Tiranës, u ndal edhe tek burgosja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ai...

Kurti: Si fitues të zgjedhjeve, qytetarët presin nga ne formimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i bëri thirrje të mërkurën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për më shumë angazhim në përmbylljen e procesit të numërimit...

Lajme të tjera

Web TV