Rama: Bashkia dhe qytetarët janë marrë zvarrë nga gjykatës të papërgjegjshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish drejtësinë edhe gjatë inspektimeve për punimet për Terminalin Verior të Transportit Publik në Tiranë.

Rama tregoi se projekti për terminalin, megjithëse i iniciuar 10 vjet më parë, ka kaluar nëpër një kalvar pengesash që e kanë vonuar zbatimin e tij. “Sot kjo është një ndalese e rëndësishme sepse dua që qytetarët e Tiranës ta dëgjojnë kalvarin e këtij projekti, i cili është premtuar denbabaden dhe në 2015 kur ndodhi dhe ndryshimi dhe u rizgjua Tirana, projekti u vendos në proces dhe u financua. Sot jemi në 2025-ën dhe ka 6 muaj që ka filluar procesi sepse për gati 10 vjet bashkia e Tiranës, qytetarët e Tiranës janë marrë zvarrë nga gjykatës komplet të pandjeshëm dhe të papërgjegjshëm. Ashtu sikundër, po mbahen familje të tëra zvarrë në kombinat apo në pika të tjera, jo vetëm në Tiranë, nga gjykatës të pandjeshëm dhe të papërgjegjshëm, që nuk janë qytetarë të denjë të kësaj republike dhe që fatkeqësisht kanë në dorë të marrin vendime për fatet e kësaj republike, që nuk duan të dinë për interesa publike, që nuk duan të dinë për rregullat dhe ligjet. Dhe më në fund ky terminal është në rrugën e ndërtimit.” – u shpreh Kryeministri Rama, raporton A2 CNN.

“Kjo ishte një kënetë. Nga këneta në një vend depozitimi autobusësh, ku nuk merrej vesh kush ishte autobusi, kush ishte njeriu, kush ishte pasagjeri, kush ishte shoferi, ku ishte rruga, ku ishte këneta. Tani këneta këtu u tha. Dhe kështu do ta thajmë kënetën dhe çdo kënetë që lidhet me kënetën si këtu. Por është fatkeqësi që humbëm 10 vjet për shkak të trukeve, lojërave dhe papërgjegjshmërisë së ca gjykatësve. Tani këtu terminalet do jenë si Europë. Terminali shumë i gjatë, me të gjitha fasilitetete, me ulëse, me tabela elektronike të nisjeve të arritjeve, me shërbime, me biletarinë elektronike. Autobusët do jenë bukur e mirë të parkuar. Nuk do ketë më baltë, s’do ketë më gropa, nuk do ketë më bretkosa dhe zhaba dhe do kalojë në një nivel tjetër i gjithë ky shërbim. Besoj brenda këtij viti.

Lexo edhe :  Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ankimon masën e sigurisë “arrest me burg”

Më ka mësuar kjo jetë që të marr parasysh ç’mund të ndodhë e papritur, kështu që le të themi që për Krishtlindje ata që do vijnë në Tiranë nga jashtë apo ata që do duan të shkojnë jashtë me autobus në jug do kenë një terminal si gjithë Europa. Ky është një lajm shumë i mirë, një çlirim i madh. Dhe patjetër kjo i rrit vlerat lagjes, i rrit vlerat pronës si gjithë këtyre që kanë shtëpi, atyre që do blejnë shtëpi më vonë dhe i jep një dimension tjetër lidhjes së Tiranës me Kamzën. Sepse tanimë jo vetëm Kamza, por edhe Durrësi janë pjesë e një metropoli, do bashkohen tërësisht në vitet e ardhshme.” – u shpreh Kryeministri.

Me punimet e deritanishme, terminali ka një shesh që shërben për qëndrimin e autobusëve që janë drejt destinacioneve të zonës qendrore me kapacitet të përbërë prej 30 vende nisje për zonën e jugut; 19 vende nisje për zonën e veriut; 5 vende të destinuara për zbritjen e pasagjerëve; si dhe 45 vende të destinuara për parkim./e.t

Të fundit

Zbulohet detyra e re që i është caktuar ish-ambasadores Yuri Kim në administratën e Trump

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila e mbylli mandatin në vendin tonë në vitin 2023, si...

Liderët e Serbisë e kritikojnë dënimin e Dodikut, e quajnë sulm ndaj serbëve

Dënimi i sotshëm i presidentit të Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, është cilësuar si “sulm ndaj serbëve” nga liderët e...

Çështjet globale/ Erdogan zhvillon një bisedë telefonike me Vuçiç

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç diskutuan të martën në një bisedë telefonike për çështjet rajonale dhe globale si...

Papa, në gjendje të qëndrueshme/ Vatikani: Nuk ka pasur kriza të frymëmarrjes

Papa Françesku ka pasur një përmirësim të lehtë, tha Vatikani në përditësimin më të fundit për shëndetin e atit të shenjtë. Problemet me veshkat që...

Arlinda Pogaj mohon akuzat për tenderin, kërkon ndalimin e lajmeve të rreme

Drejtoresha e Përgjithshme e Prokurimeve publike, Arlinda Pogaj mohon pretendimet e pavërteta të publikuara nga portalet, duke sqaruar se bashkëshorti i saj nuk ka...

Lajme të tjera

Web TV