Ulin rrezikun e depresionit, ja cilat fruta duhet të konsumoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studimet kanë treguar se ka lidhje të ngushtë mes shëndetit të zorrëve dhe shëndetit mendor. Ajo që njerëzit hanë ndikon në mënyrën se si mendojnë dhe ndihen, dhe së fundmi, një studim i ri ka sugjeruar se kjo lidhje mund të luajë rol të rëndësishëm edhe në rrezikun e depresionit.

Një studim ka gjetur se konsumimi i frutave të familjes së agrumeve apo citroneve mund ta ulë rrezikun e depresionit për rreth 20 për qind.

Kjo lidhje nuk u gjet te frutat ose perimet e tjera, por ishte specifike për agrumet si portokalli dhe grejpfruti. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se depresioni është një gjendje komplekse në të cilën ndikojnë shumë faktorë.

“Nuk mund të themi se ngrënia e një portokalli do të ndryshojë menjëherë shëndetin tuaj mendor”, kanë deklaruar studiuesit, por ky zbulim mund të ndihmojë në parandalimin e tij.

Si ndikon mikrobioma e zorrëve në shëndetin mendor?

Bakteret në sistemin tretës luajnë rol të rëndësishëm në prodhimin e neurotransmetuesve si serotonina dhe dopamina, që ndikojnë në humor.

Disa baktere, si F. prausnitzii, janë thelbësorë për komunikimin mes zorrëve dhe trurit. Ky bakter ndihmon në uljen e inflamacionit në organizëm – faktor kyç i lidhur me depresionin.

Po ashtu, duhet që ekziston një lidhje midis shëndetit të zorrëve dhe depresionit, por ende po studiohen mekanizmat e saktë të kësaj lidhjeje.

Studimi ka treguar se një portokall mesatar në ditë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të depresionit. Përfitimet ishin të pranishme edhe te frutat e tjera agrume, si grejpfruti, ndaj edhe ato mund të jenë një zgjedhje e mirë.

Agrumet janë të pasura me flavonoide si naringenina dhe formononetina, të cilat mbështesin rritjen e baktereve të dobishme dhe mund të ndihmojnë në rritjen e nivelit të serotoninës dhe dopaminës në trup.

Lexo edhe :  Cilat ushqime ndihmojnë në shëndetin e zemrës?

Megjithatë, studimi nuk dëshmon se agrumet e ulin drejtpërdrejt depresionin – ai vetëm vë në dukje lidhjen mes konsumimit të tyre dhe rrezikut më të ulët të depresionit. Përveç flavonoideve, agrumet përmbajnë edhe vitaminë C, e cila mund të ketë gjithashtu një ndikim pozitiv.

A ka ushqime të tjera që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të depresionit?

Ekspertët thonë se ngrënia e një diete të shëndetshme është thelbësore për shëndetin mendor.

Sipas psikologeve, studimet tregojnë se një dietë e pasur me ushqime të ultra-përpunuara lidhet me një rrezik më të lartë të depresionit, ndërsa ushqimet e plota dhe të papërpunuara ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit të trurit.

Rekomandohet një dietë e pasur me perime, drithëra të plota dhe ushqime natyrale, ndërsa Keatley sugjeron edhe ushqime të fermentuara si kos, kimchi dhe kefir, të cilat përmbajnë probiotikë që mbështesin komunikimin midis zorrëve dhe trurit. Gjithashtu, arrat, farat dhe peshku i yndyrshëm janë të pasura me omega-3, të cilat ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe mbështesin shëndetin mendor./k.k

Të fundit

Zelensky shkon në SHBA, Trump: Ukraina mund ta harrojë futjen në NATO

Pak orë para se Volodymyr Zelensky të hyjë në zyrën e tij për të nënshkruar një marrëveshje të madhe...

DETAJE/ 30-vjeçarja e huaj u gjet e vdekur në Tiranë, arratiset bashkëshorti

Policia e Tiranës po e heton si vrasje ngjarjen e ndodhur në rrugën “Gjon Muzaka”, ku mesditën e sotme u gjet e pajetë një...

Vrasja në Shkodër, viktimë një 20-vjeçar. Policia: U qëllua me armë zjarri (EMRI)

Detaje të reja nga vrasja në Shkodër, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin “Guci e Re”. Viktima është Pavlin Preka, 20 vjeç. Ndërsa autori...

‘U gënjyet sy për sy!/ Balla-Berishës: S’kishte faj ai që bënte 7×7, e paska nga babai!

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi në kuvend se diaspora mezi po pret të marrë fletën e votimit për të...

Basha përgënjeshtron Berishën/ Mashtron, gruaja ime ka punuar në një tjetër organizatë!

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj akuzave që sipas tij janë bërë nga “organizata e Sali Berishës” ("Syri.net") në lidhje me...

Lajme të tjera

Web TV