Rama mblodhi stafin e Bashkisë së Tiranës në shesh, Veliaj: U emocionova pa masë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u shpreh i emocionuar për mbledhjen e stafit të tij nga ana e kryeministrit Edi Rama në mes të sheshit “Skënderbej”.

Veliaj tha për Top Story se ky ishte një vlerësim pasi Kryeministri i vendit të kujdeset për vijimin e punëve të pasionit e dashurisë së madhe të jetës së tij, Tiranës. Ai shtoi se nga mesjeta siç e konsideron, e kanë bërë Tiranën Kryeqytet Europian të Rinisë në 2022, të Sportit në 2023, të Kulturës etj.

Po ashtu Veliaj iu përgjigj edhe akuzave se në bashki po digjeshin dokumente.

Pyetje: Si u ndjeve kur Edi Rama mblodhi gjithë stafin e Bashkisë së Tiranës në shesh, një organizim që ti vetë nuk do ta kishe bërë kurrë?

Erion Veliaj: U emocionova pa masë!

Kemi një bilanc të qartë. 7 fitore rresht në Bashkinë e Tiranës dhe nga mesjeta e kemi bërë Kryeqytet Europian të Rinisë në 2022, të Sportit në 2023, të Kulturës sot, Giro d’Italia e komuniteti politik Europian nesër.

Unë nuk e di a mund të ketë një vlerësim më të madh se sa ai që Kryeministri i vendit të kujdeset për vijimin e punëve të pasionit e dashurisë së madhe të jetës sime – Tiranës.

Pyetje: Ka akuza nga opozita që arkiva me dokumenta e Bashkisë së Tiranës po asgjësohen dhe po zhvendosen me kamionë? Si është e mundur lëvizja e dokumentave në atë mënyrë dhe a keni dijeni çfarë ka qenë zjarri në tarracën e Bashkisë?

Erion Veliaj: Ju falenderoj për humorin se edhe unë kam nevojë të buzëqesh pas 17 ditëve në izolim. Si të ta them thjesht?

Prej disa vitesh parkohet në lulishten para bashkisë një hermafrodit nga PD-ja, një si biçim gjys-burrë/gjys-grua, një si tip Ols Dado, por me flokë, njëfarë Kalaje e rrënuar nga hordhitë imagjinare, që kamionin i cili shkon çdo javë në Arkivën Qendrore e sheh si kuti votimi që varros PD-në ende pa nisur fushata, dhe që tymin e kaldajës së sapondezur e merr si tymi i Vatikanit, që i thotë “Habemus Papam” – dhe Edi Rama e PS-ja fituan mandatin e 4-t, ndërsa këneta me bufin do vazhdojnë edhe 4 vite zgërlaqje e zvarritje në llucë.

Lexo edhe :  Balla takim me emigrantët shqiptar në Prato: Diaspora do t’i japë PS fitoren më të madhe

Ndjesë që s’të jap dot përgjigje serioze për Ols Kalanë – janë njësoj, dy personazhe tragji-komike, që kanë më shumë hall t’i pëlqejnë Saliut, se t’i ruajnë cipën fytyrës së tyre.

Ju përqafoj me mall aty në studio dhe mezi pres të jem aty sa më parë./    S,M

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV