“Bonusi i votës”/Rama kundërshton komentuesin:Po përpiqemi ta kurojmë skemën e pensioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur komentuesve kritikë në lidhje me bonusin e pranverës për pensionistët që do të shpërndahet të hënën. Në përgjigje të një komentuesi që i shkruan se është “bonus i votës”, Rama thotë se votën e pensionistëve e ka pasur dhe do ta ketë gjithmonë.

“Jo, këtë nuk e them sepse e para votën e pensionistëve unë e kam pasur dhe e kam si vlerësim për punën nga njerëz që kanë jetuar me punë dhe që punës i dinë vlerën, sikletin dhe kimetin. Pensionistët kanë të gjithë admirimin dhe mirënjohjen time dhe tonën dhe me reformën e pensioneve në mandatin tonë të parë, kemi bërë që kush ka dalë në pension pas reformës të ketë një pension më dinjitoz. Ndërkohë që plagën e tmerrshme të trashëgimisë së shkatërrimit total të logjikës së skemës së pensioneve përpara se të vinim në detyrë po përpiqemi ta kurojmë, qoftë me rritjen e sasisë dhe të numrit të bonuseve, qoftë me reformën e re që po bëjmë. Por ama pa krijuar një piramidë tjetër fatale si ato të Sudes, Rrapushit dhe bufit të kënetës. A mjafton? Padiskutim që jo, por është shumë më tepër se dje. Të mohosh këtë do të thotë që të mos mendosh me mend e tua, por të flasësh se çfarë të vë në gojë llumi i kënetës.”, thotë Rama.

Duke iu përgjigjur një komentuesi që shkruan me ironi se kanë shpenzuar shumë, kryeministri thotë:

 

“Në qoftë ironi e pranoj me keqardhje. Në qoftë keqardhje unë ju pyes a jepni dot ju prindërve prindërve tuaj më shumë sesa lekë sesa keni mundësi. Patjetër që do të donit t’ju jepnit shumë më shumë, por nuk iu jepni dot se e dini mirë se do të hyni në borxh. Nëse hyni në borxh për t’ju dhënë sot më shumë, nesër jo vetëm që nuk do t’u jepni dot asgjë por do të humbni edhe shtëpinë tuaj. Njësoj si me piramidat. Kështu që them përsëri, pensionistët e kuptojmë më mirë sesa të tërë vlerën e kësaj përpjekjeje të sinqertë dhe e dinë më mirë se kushdo që flet në emër të tyre, që bonus i dytë Brenda më pak se gjashtë muajsh falë të ardhurave që u rritën mbi parashikimet si pasojë e zgjerimit të ekonomisë është një buqetë me lule dashurie dhe respekti, përulësie ndaj tyre. Të tjerat ua thonë pensionistët me 11 maj, sic ua kanë thënë edhe kur merrnin vetëm një bonus 3 mijë lekë në fund të vitit. Ata dhe unë në të paktën një gjë, dimë kuptimin e fjalës punë dhe çmojmë vlerën e fjalës Shqipëri.”/k.k

Të fundit

Të lësh PD-në të bëjë zgjedhje!

Nga Mero Baze Votimet e sotme në degët e Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë për një listë kandidatësh të mundshëm...

Britania e Madhe zbulon planin me 4 pika që do t’i paraqitet Trump për paqen në Ukrainë

Kryeministri britanik, Keir Starmer, pas samitit me liderët europianë, tha se Britania e Madhe, Franca dhe vendet e tjera do të hartojnë një plan...

Tjetër çift në BBV? Aldo shpreh ndienjat e tij ndaj banores simpatike

Duket se në shtëpinë e “Big Brother Vip” po lind një histori e re “rozë”. Ditën e sotme, Aldo, teksa ka qenë duke bisedua...

Primaret në kaos/ Murrizi ngre alarmin: Rezultati në Tiranë po vonohet qëllimisht

Ish-deputeti i PD, Myslym Murrizi nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale theksoi se rezultati i Primareve në Tiranë po vonohet më shumë se çduhet...

Spahiu sfidon Trump: A do të jetë i butë me Putinin si me Zelenskyn

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e poshtëroi publikisht homologun e tij të Ukrainës, Zelensky. Ky është mendimi që ndan në analizën e tij...

Lajme të tjera

Web TV