Last Updated on 01/03/2025 by adminfjala
Hapja e kutisë së Konispolit ka rezultuar me parregullsi të shumta, pasi në këtë kuti janë gjetur 20 fletë votimi më shumë se nga numri i personave që kanë firmosur në listë.
Ka nisur procesi i numërimit të votave pas zgjedhjeve të zhvilluara në primaret e PD-së për kandidatët për deputetë në 11 maj. Procesi i numërimit ka filluar në Tiranë në selinë e PD-së.
Sakaq, ka filluar në Sarandë numërimi i votave të degëve Konispol, Sarandë, Finiq dhe Delvinë.
Por hapja e kutisë së Konispolit ka rezultuar me parregullsi të shumta, pasi në këtë kuti janë gjetur 20 fletë votimi më shumë se nga numri i personave që kanë firmosur në listë.
Konkretisht: nga 176 persona që kanë votuar, në kuti janë gjetur 196 fletë votimi. Ende nuk është marrë vendim si do të procesohet me këtë kuti votimi./k.k