Berisha: Markat ‘Made in Albania’ do të mbushin dyqanet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me emigrantët shqiptarë, prezantoi vizionin e tij për “Shqipërinë Madhështore”, duke premtuar masa urgjente për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike.

“LaCivita e ka deklaruar qartë: ai ka ardhur për të mbështetur projektin tonë për Shqipërinë Madhështore! Programi ynë është gati dhe do të nisë me një paketë emergjence që do të nxjerrë çdo shqiptar nga varfëria ekstreme brenda tre muajve”, tha Berisha.

Ai nënvizoi se çdo shqiptar që rikthehet në vend do të përfitojë nga 5 vite pa asnjë taksë dhe stimuj të tjerë për nxitjen e investimeve.

“Shqipëria e shpresës do të jetë realitet! Do të ndërtojmë një ekonomi prodhuese ku markat shqiptare do të mbushin dyqanet dhe do të vërshojnë në tregjet ndërkombëtare”, shtoi ai, duke premtuar mbështetje të madhe për sipërmarrjen dhe prodhimin vendas.

Në fund, Berisha ftoi shqiptarët të bëhen pjesë e këtij ndryshimi: “Do të bëhet gjithçka nën moton: ekonomi, ekonomi, ekonomi! Shqipëria Madhështore do të jetë krenaria jonë, një vend i fuqishëm dhe i begatë”.

 

 

“Shqipëria e shpresës realizohet në 3 muaj! Një paketë emergjence që nxjerr cdo shqiptar jashtë varfërisë ekstreme. Çdo shqiptar që do të kthehet në Shqipëri do të jetë 5 vite pa asnjë taksë dhe do të ketë stimuj të tjerë për nxitjen e investimeve në vend. Shqipëria madhështore do të jetë Shqipëria e krenarisë sonë. Shqipëria madhështore do të jetë Made in Albania! Mendoni për një moment, fshatrat nga ku keni ardhur, pasuritë përrallore që ka vendi, nuk i ka vend tjetër në aq territor në Evropë dhe në Botë! Do të bëhet gjithçka nën moton, ekonomia ekonomia ekonomia! Shqipëri prodhuese, markat shqiptare do mbushin dyqanet, do vërshojnë”, u shpreh ai./kb

Të fundit

“I dua burrat si Adem Jashari!”/ Merr fund lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin

Intervistat kanë qenë të rralla këtë periudhë për Fjolla Morinën. Lajmet rreth saj nuk kanë reshtur, por ka qëndruar...

18 fakte interesante për çmimet “Oscar”

Ceremonia e çmimeve "Oscar" është ceremonia më e vjetër e çmimeve filmike në mbarë botën. Prej vitesh, është kthyer në një event madhështor dhe...

“Shqipëria gati të mikpresë gjermanët në Berlin”/ Rama ndan videon nga përgatitjet

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e përgatitjeve për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, ku Shqipëria është nderuar me titullin “Vendi i Nderit”...

Pas dy muajsh rënie, shkurti riktheu optimizmin te qytetarët dhe sipërmarrësit

Pas zhytjes në pesimizëm fund-vitin e shkuar, pasuar nga demoralizimi në nisje të këtij viti, rikthehen pritshmëritë pozitive te qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë. Në...

“Kjo është Rozana Radi që krenohet se si më ka rrahur!”/ Rovena publikon videon e vjetër

Këngëtarja, Rovena Stefa, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe së fundmi ka tërhequr sërish interes me një postim në rrjetet sociale. Rovena ka...

Lajme të tjera

Web TV