Sjelljet tipike të njerëzve “emocionalisht inteligjentë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njerëzit me inteligjencë të zhvilluar emocionale duket se dinë të lundrojnë më mirë përmes uljeve dhe ngritjeve që jeta na ofron. Kapaciteti i tyre për të rregulluar emocionet, aftësia për ti konsideruar dhe respektuar të tjerët dhe ajo që ka vlerën më shumë është vlerësimi i rrugëtimit më shumë sesa rezultati, i cili i jep mundësinë atyre të arrijnë objektivat personal dhe profesional në mënyrë më të qetë dhe më të paqtë.

1.Kultivimi i mirënjohjes dhe rregullimi emocional.

Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale kanë aftësinë të shohin anën pozitive të gjërave dhe të përqëndrohen në ato gjëra që shkojnë mirë edhe në momentet më të vështira. Për të mos u vënë përfund nga ndodhitë negative, ata gjejnë gjithmonë një “dritë jeshile” në çdo situatë, aftësia që i ndihmon ata të kapërcejnë krizat me qëndrueshmëri.

Për aq kohë sa një situatë bëhet stresante këta njerëz na kujtojnë se ka gjithmonë aspekte pozitive si shëndeti i të afërmve apo stabiliteti në fushat e tjera të jetës duke forcuar kështu kapacitetin e tyre për të ecur përpara.

2.Të zgjedhësh duke parë edhe në një këndvështrim më të gjerë.

Njerëzit emocionalisht inteligjent janë të aftë të lënë nevojat dhe interesat e tyre mënjanë për të arrirë një objektiv më superior. Ata janë të gatshëm të zgjedhin interesin kolektiv dhe harmoninë, sesa të përfshihen në konflikte të vogla.

Një lojtar i cili preferon tja kalojë topin shokut të ekipit sesa të shohi mundësinë për të regjistruar më shumë pikë për veten e tij. Ky gjest mirësie, nuk favorizon vetëm frymën e ekipit por i lejon atij të marrë mirënjohjen e merituar në kohë afatgjatë.

Lexo edhe :  “Deri nga data 15 pritet..”,Pora tregon parashikimin e Motit për muajin Mars

3. Të vlerësosh procesin më shumë sesa rezultatin.

Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale e dinë që kënaqësia nuk qëndron vetëm në arritjen e një qëllimi final por në çdo moment të kaluar gjatë përjetimit të rrugëtimin të një përvoje të caktuar. Në këtë mënyrë kultivohen pasionet afatgjata, rrugëtimi i bërë  cili është po aq i rëndësishëm sa vet arritja në destinacionin e synuar.

Këta njerëz e gjejnë kënaqësinë dhe dinë të përjetojnë gëzim në çdo bashkëveprim, iniciative të marrë, episode e situata të kaluara te cilat përforcojnë paqen tonë personale por edhe atë të sferës profesionale./    S,M

Të fundit

Rama shfaqet krah Agaçit në Kryeministri:Bufi i Kënetës e shpalli në kërkim nga drejtësia

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçin, duke...

Lapaj dhe Shabani bashkë për zgjedhjet e 11 majit, deputeti i PD: Budallenj!

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar bashkimin e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe Nismës Thurje, të drejtuara nga Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani,...

A e kalon dot oqeanin? Rama përgjigjet për marrëdhëniet me Trump

Teksa iu përgjigj komenteve të qytetarëve në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama komentoi marrëdhëniet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Teksa riktheu sërish në bisedë...

‘Goditje pas shpine’, Ukraina e tronditur nga pezullimi i ndihmës ushtarake amerikane

Vendimi i presidentit të SHBA, Donald Trump për të pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën ka shkaktuar zemërim dhe shqetësim në Kiev, duke u parë...

Kush do të marrë drejtimin e RTSH? Lista e kandidatëve për Këshillin Drejtues

Është bërë publike lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Lista përmban 56 emra, mes të cilëve aktorë dhe pedagogë. Kreu i...

Lajme të tjera

Web TV