Qeveria ndryshon ligjin e pronave, zgjatet deri më 2028 afati për kompensimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka ndryshuar afatet për të gjithë qytetarët që përfitojnë nga ligji për kompensimin e pronave.

Ndërsa duhet të përfundonte në vitin 2024, procesi i trajtimit dhe vlerësimit të kërkesave për kompensim prone do të kërkojë minimalisht edhe tri vite kohë, ndërsa pagesat duhet të mbyllen brenda 2028-ës.

Referuar ligjit të miratuar nga qeveria dhe botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, procesi i shqyrtimit të dosjeve, që janë aplikuar përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave” dhe që janë në proces shqyrtimi pranë Agjencisë, shtyhet me 3 vjet dhe parashikohet të përfundojë brenda datës 31 dhjetor 2027, ndërkohë që afati ka qenë data 31 dhjetor 2024. Po ashtu, fundi 2027-ës është afati i ri, sipas ligjit, ku ATPja, vlerëson vetëm financiarisht, të gjitha vendimet përfundimtare të pavlerësuara që kanë njohur të drejtën e kompensimi, duke u shtyrë kështu me tri vite.

NDRYSHIMET LIGJORE

Ndryshimet ligjore përcaktojnë se procesi i pagesës për të gjitha vendimet përfundimtare që kanë të njohur të drejtën e kompensimit do të përfundojë deri më 31 dhjetor 2028. Në vendim citohet se buxheti i shtetit miraton çdo vit buxhetor një fond financiar, jo më pak se 50 miliardë lekë deri në vitin 2028, i cili do të administrohet nga Agjencia e Trajtimit të Pronave për realizimin e procesit të kompensimit të pronave.

Qeveria parashikon shtyrjen e afatit shqyrtimin e mbi 7 mijë dosjeve që janë ende pa vendim nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronave si kompensimin e mbi 25 mijë vendimeve të arkivuara prej vitesh në institucion.

FONDI

Bashkë me zgjatjen e afatit për ekzekutimin e mbi 25 mijë vendimeve, qeveria ka bërë edhe një rishpërndarje të fondit të paalokuar. Nuk është alokuar ende viti i 10, ndaj vlera që i takon këtij viti është rishikuar duke u shpërndarë në 4 vite, por pa shtuar koston për buxhetin e shtetit. Pra, fondi i kompensimit mbetet 50 miliardë lekë, por vetëm është rishikuar shpërndarja e vlerës së mbetur e pa alokuar.

Lexo edhe :  Meta në listën e mbyllur të PD-së/ Rama: Speciet më të ulëta të faunës politike

Problemet e kthimit dhe kompensimit të pronave janë kthyer në një gangrenë shumëvjeçare në Shqipëri, por vitet e fundit, iniciuar edhe nga rekomandimet e Strasburgut, janë bërë disa ndryshime ligjore për ta përmbyllur sa më parë të jetë e mundur. Fatura totale përllogaritet në vlerën e 116 miliardë lekëve.

fondi

Sipas statistikave, në dhjetë vitet e fundit janë paguar më pak se 10 për qind e kësaj shume. Por nga ana tjetër janë intensifikuar përpjekjet e qeverisë për të përshpejtuar hapin. Për pesë mijë pronarë, Agjencia e Trajtimit të Pronave zeroi detyrimet në fundin e 2024- ës, ndërsa në listë janë edhe 21 mijë të tjerë që presin të kompensohen./k.k

Të fundit

Ratifikimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë, reagon Rama: Ia dolëm!

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një arritje miratimin e marrëveshjes në Senatin italian, e cila garanton përfitimin...

“Kemi ende punë përpara”/ Rama: Këtë mandat do kapim trenin e BE

“Duke pasur parsysh që negociatat i hapëm vjet, madje në gjsymën e dytë të vitit të shkuar, negociatat do zgjasin 3 vjet. E pandodhur...

Kush po na i dhunon dhe vret fëmijët?

Nga Mentor Kikia (Me shkas nga vendimi i qeverisë për të mbyllur platformën Tik-Tok) Po përpiqem të jem telegrafik! Dhunën në mesin e fëmijëve e shkakton: 1-Prindërit: Kur...

Muaji i madhërishëm i Ramazanit, ky është ‘iftari’ i këngëtarit të njohur Yll Limani

Këngëtari i njohur, Yll Limani është shumë aktiv në rrjetet sociale, sidomos në Instagram. Ai mbrëmë ka publikuar InstaStory ku shihet teksa mbanë një fëmijë...

TikTok, rrezik për përdoruesit? Eksperti i IT tregon arsyet për ndalimin, ja rreziqet

Qeveria mori këtë të enjte vendimin për mbylljen për një periudhë 12-mujore të platformës “TikTok” në Shqipëri. Sipas Kryeministrit, ky vendim është marrë pas një...

Lajme të tjera

Web TV