Vendimi për mbylljen e Tik Tok, reagon Rama: Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” lidhur me vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në Shqipëri për 12 muaj.

Sipas Ramës, ky vendim është marrë pas një konsultimi të gjerë me 65 mijë prindër dhe mësues, si dhe pas ngritjes së kapaciteteve teknike të nevojshme.

Ai shtoi se qeveria është në dialog pozitiv me kompaninë TikTok, e cila pritet të vizitojë Shqipërinë për të prezantuar masa të reja sigurie për fëmijët, përfshirë përmbajtje në gjuhën shqipe, si dhe risi në shërbim të arsimit.

Më tej Rama tha se “ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”.

“Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, shkruan Rama./    S,M

Të fundit

Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter goditi sot rajonin kilian të Antofagasta, njoftoi Qendra...

Kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri, ministrja jep detaje

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, foli sot lidhur me ligjin për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri. Denaj tha se janë caktuar 10...

Ndryshimet klimatike/ Shqipëria, nga klimë mesdhetare drejt asaj subtropikale

Mëngjesin e 20 janarit, ndërsa përgatitej të raportonte temperaturat e ajrit në Tiranë për Institutin e Gjeoshkencave, vrojtuesi Islam Kola u befasua nga rezultatet. Atë...

Rama ironizon opozitën: Çdo tango me Kujtim Gjuzin, do krijonte lëkundje!

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me të rinjtë e Partisë Socialiste ku ka dhënë mesazhin se mazhorancës i duhet një frymë e re...

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës: Ju tregoj lidhjen familjare me Edi Ramën!

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Erla Mëhilli, ka zbuluar lidhjen familjare që ka me Kryeministrin Edi Rama. Ajo ka treguar se lidhja e saj me Ramën...

Lajme të tjera

Web TV