Kush është Nesti Angoni? Veliaj: Sajesë e këtyre që hesapet personale…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë në qeli pas një kallëzimi nga një person anonim ‘Nesti Angoni’, në intervistën ekskluzive për Report Tv, Erion Veliaj thotë se mund të jetë edhe një sajesë e vetë këtyre  që hesapet personale i lajnë me vulën e logon e Shtetit. Një koment e ka edhe për kreun e SPAK, Altin Dumani.

Pyetje: Kush është Nesti Angoni sipas Erion Veliajt?

Erion Veliaj: Nesti Angoni? Kjo s’ka fare rëndësi! Mund të jetë një sajesë e vetë këtyre që hesapet personale i lajnë me vulën e logon e Shtetit. S’i kam bërë kurrë kujt keq. Jam zgjuar çdo mëngjes këto vite që të bëj mirë: të bëj çdo ditë një shkollë, një kopësht, një çerdhe, një park, një rrugë, një shesh, një qendër sociale! S’mbaj mend të kem pushuar një fundjavë, i kam rënë në qafë familjes sime, si e si të ndihmoja mijëra njerëz, sa kam pasur mundësi.

Por, Nesti Angoni e Ols Dado janë të pangopur; s’ja kam dalë t’i nginj me sa duket.

Por, kjo nuk është më e rëndësishmja! Sot në SPAK ka edhe 2 kallëzime të tjera nga Nesti Angoni, dhe bravo i qoftë! Për sa kohë kaloi e para, tani u normua ekzekutimi publik i kundërshtarit me letra anonime e veting pa ligj për 20 vite; 7,300 ditë të jetës së një njeriu.

Pyetje: Pse nuk keni përmendur në asnjë reagim tuajin Altin Dumanin?

Erion Veliaj: Sepse ende lus Perëndinë që një ditë do kuptojë se si po përdoret nga vartësit mediokër e hakmarrës për hesapet e tyre personale. Po e përdorin si Pilatin për Barabën. Zoti e ndriçoftë/kb

Të fundit

Tregtia Shqipëri-SHBA/Si do të ndikojnë tarifat doganore të administratës së re amerikane

Megjithëse me distancë të largët Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner tregtar i rëndësishëm i vendit tonë. Vitin...

Ish-prokurori: Veliaj të hetohet i lirë, njësoj si kryetari i bashkisë së Nju Jorkut

Ish-prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha, i ftuar sot në “Frontline” të Report Tv, u shpreh se kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të hetohet në gjendje...

Çfarë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928: Burgimi mund të bëhet në shtëpi punëtorie

Nga Dashnor Kaloçi Pjesa e pestë Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e...

Dollari dhe paundi rënie drastike brenda pak ditësh/ Kursi i këmbimit, 7 Mars 2025

Sot, më datë 7 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë Dollari amerikan blihet me 90.8 lekë...

Lajme të tjera

Web TV