“Shqipëria, Maldivet e Europës”, Express: Një nga vendet më të lira për t’u vizituar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maldivet janë një destinacion ëndrrash për shumë turistë, por gjithashtu është një fluturim i gjatë dhe i shtrenjtë. Megjithatë, ekziston një alternativë shumë më e lirë që është më pranë – dhe po aq e bukur, shkruan Milo Boyd për të përditshmen britanike “Express”.

Maldivet, me shtrirjet e gjera të plazheve të pacenuara me rërë të bardhë dhe detin blu idilik, natyrisht tërheqin vizitorë nga e gjithë bota. Megjithatë, ekzistojnë një sërë arsyesh bindëse pse disa mund të tërhiqeni nga një udhëtim i tillë.

Udhëtimi drejt këtij arkipelagu përfshin një fluturim të gjatë, me një çmim të lartë; me të paktën 2,000 paund për një javë qëndrimi në ato vila të lakmuara mbi ujë gjatë pikut të sezonit – nga dhjetori në prill.

Shqetësimet mjedisore janë gjithashtu të mëdha pasi vendi po përballet me kërcënime ekzistenciale nga nivelet e përshkallëzuara të detit, duke i nxitur vizitorët e ndërgjegjshëm për klimën – të rishqyrtojnë planet e tyre të udhëtimeve.

Megjithatë, ekziston një alternativë më pranë për këtë parajsë të largët. Shqipëria, e quajtur “Maldivet e Evropës”, krenohet me plazhe po aq mahnitëse dhe ujërat e pastra kristal përgjatë Rivierës së saj të mrekullueshme.

Edhe pse vazhdimisht po fiton popullaritet, kjo perlë mbetet një opsion ekonomik në krahasim me pikat e tjera të nxehta evropiane.

“Qëndrimet luksoze ofrohen me çmime të përballueshme – me disa akomodime në plazh që kushtojnë 20 paund nata”, raporton “Mirror”.

Edhe ngrënia jashtë nuk do të dëmtojë buxhetin tuaj, ushqimet dhe pijet shpesh kushtojnë rreth 15 paund.

Shqipëria, me ujërat e saj të kristalta dhe plazhet e bardha të pacenuara, është bërë një temë e nxehtë mes turistëve falë videove virale në TikTok – që e krahasojnë atë me Maldivet, me Ksamilin që e shpall një nga vendet më të lira evropiane.

Lexo edhe :  “Çerek milion zgjedhës nga diaspora”/ Balla, mesazh emigrantëve

Dhe, për fat, fluturimet për në Shqipëri janë çuditërisht të përballueshme, me “Ryanair” që ofron bileta vajtje-ardhje për në Tiranë për 30 paund.

Linja ajrore buxhetore ofron fluturime drejt Tiranës nga Birmingham, Bristol, Mançester, Edinburg dhe Londër Stansted.

Për më tepër, “Wizz Air” ofron fluturime ditore nga Luton për në Tiranë të disponueshme për nën 50 paund në maj.

Shqipëria krenohet me kostot më të ulëta të jetesës në Evropë, me dhomat e hoteleve në qendër të qytetit në Tiranë që kushtojnë më pak se 30 paund, përfshirë mëngjesin.

Apartamentet buzë plazhit përgjatë bregut të Adriatikut ofrojnë pak më shtrenjtë.

Nëse zgjidhni të qëndroni në Dhërmi, mund të eksploroni çdo ditë një plazh të ri. Një drekë e këndshme buzë plazhit në zonë kushton vetëm rreth 10 paund për person. /ata/   S.M

Të fundit

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin?/ Ja kura dhe receta ideale

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë...

Rihanna ndan fotot e rralla nga salla e lindjes, me djemtë e saj

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Rihanna ka ndarë foto nga lindja e fëmijëve të saj, duke theksuar se është gjëja më e...

VIDEO/ Tension në derbin belg, Jashari vendos flamurin e Club Brugge në mesin e fushës

Ardon Jashari ishte protagonist në derbi, teksa skuadra e tij, Club Brugge mundi 3-1 Cercle Brugge. Në këtë takim, mesfushori me origjinë shqiptar dha...

Standarde bashkëkohore/Rama dhe Manastirliu në ambientet e godinës“Angela Merkel”në Kamëz

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu inspektuan punimet në shkollën 9-vjeçare ‘’Angela Merkel’’ në Kamzë, Kjo godinë, e standardeve bashkëkohore,...

‘Perla’ e radhës e Berishës: Rama m’u lut mua për të shkrirë SPAK dhe jo unë atij,

Berisha thotë për gazetarët në konferencë se Rama i është lutur atij për bashkim votash me qëllim shkrirjen e SPAK dhe ishte informuar nëpërmjet...

Lajme të tjera

Web TV