Berisha nxin vendin në mediat greke, reagon Rama dhe ironizon me bufin e kënetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plot 6 muaj nga nisja e bisedimeve, progresi i Shqipërisë për integrimin është vlerësuar nga vetë Bashkimi Europian dhe më 18 mars vendi ynë mban konferencën e katërt ndërqeveritare. Por kreu i PD-së Sali Berisha, përballë mediave greke, nxin imazhin e vendit, duke thënë në një intervistë për “Liberal” se Shqipëria nuk e meriton integrimin, pasi nuk ka plotësuar aktualisht asnjë kriter.

Brukseli dhe Tirana kanë hapur 7 kapituj, janë në proces për 17 të tjera dhe nuk janë prekur ende 9 kapituj të fundit. Në absurditet, pasi i bëri thirrje fëmijëve të bojkotojnë mësimin dhe shpalli protestë më 15 mars për TikTok, ditën e masakrës së Gërdecit, Sali Berisha madje, thotë se një prej arsyeve pse Shqipëria nuk duhet të futet në BE, është edhe mbyllja e rrjetit social, masë që qeveria mori për mbrojtjen e fëmijëve pasi e kërkuan 90% e prindërve që luftojnë për edukimin e tyre.

“Në mënyrë absolute Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter. Arreston në vitin elektoral 3 liderë të opozitës, një vend që u merr mandate me gjykata kundërshtarëve politikë se i kontrollon ato, një vend që kontrollon mediat në mënyrë të pamëshirë dhe shpall se do mbyllë rrjetet sociale TikTok-un”, tha Berisha. Berisha ndalet edhe tek çështja e detit, ku në një seri intervistash për mediat greke ka deklaruar se do ta rikthejë atë nëse kthehet në pushtet. Një marrëveshje të firmosur prej tij në 2009, por që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Kreu i PD flet edhe për çështjen e Fredi Belerit, kur thotë “Rama i korruptuar i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë me paraburgimin e Fredi Belerit, me dëshmitarë të rremë, pasi kishte përvetësuar një kanion (të Gjipesë) prej shumë hektarësh dhe iu bind oligarkëve”, thotë për Liberal, Sali Berisha.

Për një politikan që synon të marrë pushtetin me një koalicion me 26 parti, shumica kryetar partish anonime pa asnjë peshë politike, të thuash para një shteti që na rrezikon me veto për çështjen “Beleri”, se Shqipëria nuk e meriton në asnjë pikë integrimin në familjen e madhe europiane, është shumë të besosh ndonjë premtim të mundshëm elektoral të tij, se do luftojë për anëtarësimin në BE. Ndërkohë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka ironizuar intervistën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Lexo edhe :  A e kalon dot oqeanin? Rama përgjigjet për marrëdhëniet me Trump

Rama ndau dje në rrjetet sociale një foto ku shquhet titulli i një interviste të kreut të PD, ku flet për marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë. Rama bashkangjitur titullit ka vendosur një buf të lagur, duke risjell në vëmendje etiketimin që i ka rezervuar opozitës dhe veçanërisht Berishës gjatë muajve të fundit: “Buf i kënetës”. Rama bashkangjitur fotos ka ndarë dhe disa “emoji”, të cilat ilustrojnë qëndrimet e kryeministrit mbi qëndrimet e kreut të PD. “Bufi, pështirosja, mashtrimi, djallëzia”, janë disa prej elementëve të përzgjedhura nga kryeministri Edi Rama./    S,M

Të fundit

Ali Ahmeti takim me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka pritur në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidanin. Në...

Çfarë pritet nga bisedimet SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite?

Gjatë përplasjes së tyre në Zyrën Ovale, presidenti amerikan, Donald Trump, i tha homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, se “t’i aktualisht nuk i ke letrat”. Deklaratat...

Arrestimi i Veliajt,bllokohen ndërtimi i shkollave,kopshteve e çerdheve që nga 10 shkurti

Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 9 shkurt 2025, ka shkaktuar një ngërç në procesin e dhënies së lejeve të...

“Mund të përdoren armët bërthamore!”/ Nëse Trump braktis Europën, Lufta e Tretë Botërore”

Intervistë me Edward P. Joseph, ekspert i Politikës së Jashtme Z. Xhozef, faleminderit që na bashkoheni sot, është një kënaqësi! Do të doja ta nisnim nga...

I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i pajetë në plazhin e Gjirit të Hartës 49-vjeçari

Është gjetur trupi i pajetë i 49-vjeçarit nga Tirana, Naim Likometi, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej mëngjesit të 8 marsit 2025. Mësohet...

Lajme të tjera

Web TV