“Kjo është lidhja që zgjon shpresat e qytetarëve”, Berisha preznaton koalicionin e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar koalicionin “Koalicioni për Shqipërinë Madhështore”, që do të përfaqësojë PD-në në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se ky koalicion është ndryshe nga çdo koalicion i mëparshëm, duke e quajtur atë një bashkim transparent dhe të vendosur, që përfaqëson të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare.

Ai theksoi se ky koalicion nuk përfaqëson të panjohur, por individë të rinj që vlerësojnë shqiptarët, duke shtuar se është krijuar për të sfiduar qeverinë aktuale, që e akuzon për lidhje me krimin dhe korrupsionin. Berisha gjithashtu deklaroi se ky koalicion ka ngjallur shpresa të mëdha te qytetarët shqiptarë.

Sali Berisha: Kurrë ndonjëherë para kombit s’është paraqitur një koalicion i tillë, me këtë vendosmëri të palëkundur. Ky nuk është koalicioni i të panjohurave, por të transparencës, i djemve dhe vajzave që i vlerësojnë shqiptarët. Koalicioni përfaqëson të gjitha shtresat dhe komunitetet e ndryshme të kombit shqiptar.

Koalicioni është pritur me gëzim dhe interes të madh nga shqiptarët. Koalicioni ynë është përballë narko-regjimit, lidhur me krimin dhe korrupsionin. Ky koalicion ka ndezur shpresat e shqiptarëve./    S.M

Të fundit

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit stërvitje të përbashkët me FA-të në Zall Herr

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka njoftuar në rrjetet sociale se sot fusha e futbollit në Zall Herr u...

Ironizon juristi/ Mijëra të sapo diplomuar duan të katapultohen deputetë për 24 orë

Juristi Kreshnik Spahiu flet për kandidaturat për deputetë në PS, nisur edhe nga deklarata e Ramës se shumica e grupit parlamentar do të garojë në listë...

U vodh nga muzeu rreth 50 vjet më parë, gruaja refuzon të dorëzojë pikturën

Piktura ‘Madonna and Child’ (Maddona dhe Fëmija) e shekullit të 16-të u zhduk pa lënë gjurmë pasi u vodh nga një muze në Italinë...

Berishës s’i del inati: Votuat në 5 minuta arrestimin tim, karma ju vjen prapa

Opozita dhe maxhoranca e përdorën foltoren e kuvendit për të bërë fushatë elektorale. Sali Berisha renditi ata që i quan ‘zezat’ e kësaj qeverie...

GJKKO dënon me burg të përjetshëm Fran Marashin,akuzohet për “Masakrën e Urës Vajgurore”

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg përjetë, Fran Marashin, i akuzuar për masakrën e Urës Vajgurore ku u vranë 5 policë, ngjarje e...

Lajme të tjera

Web TV