Rama batuta me diplomatët/Nëse çmendeni dhe shkatërroni BE-në, Brukseli do jetë në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”, theksoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj integrimit evropian, duke përdorur një krahasim historik për besnikërinë ndaj perandorive.

“Ne ndahemi nga perandoritë vetëm kur ato ndahen nga vetvetja. Nëse një ditë ju çmendeni dhe dëshironi të shkatërroni BE-në, ne nuk e lëmë. Do ta krijojmë qendrën e BE-së në Shqipëri, Brukseli do të jetë në Tiranë,” u shpreh Rama duke krahasuar situatën me kohën e pushtimit otoman kur Shqipëria ishte pjesë e perandorisë asokohe.

Duke riafirmuar angazhimin e vendit për anëtarësim, ai tha se Shqipëria do të jetë ndër të fundit që do të largohej nga projekti evropian, nëse ndonjëherë ai do të shpërbëhej.

“Ne jemi shumë besnikë ndaj perandorive. Ne ndahemi nga perandoritë pasi ato ndahen nga vetëvetja. Kur otomanët e lanë atë punë, pastaj dolëm ne. Kështu do jetë dhe me BE-në. Nëse një ditë ju çmendeni dhe do doni ta shkatërroni BE-në ne nuk e lëmë. Do krijojmë qendrën në Shqipëri. Brukseli do jetë në Tiranë. Kush të dojë do rrijë me ne, por ne do jemi sërish të fundit”, tha Rama./e.t

Të fundit

Pashkët, mijëra besimtarë në proçesionin e Epitafit të së Premtes së Zezë

Korça u mbush mbrëmjen e së premtes me mijëra besimtarë ortodoksë dhe qytetarë të tjerë, të cilët morën pjesë...

Atentati në Lundër, 17-vjeçari niset për mjekim jashtë, i vëllai në gjendje të rëndë

Njëri prej të miturve që u plagos në atentatin e djeshëm në Tiranë është nisur për mjekim jashtë Shqipërisë. 17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj do të...

Fushata elektorale, Fevziu: Arrestimi i Veliajt i dha një ‘shok’ të majtës

Vendimet që SPAK merr, gazetari Blendi Fevziu i sheh ndikuese edhe në fushatë elektorale. Në një intervistë për Drini Zeqon, ai veçoi arrestimin e...

Manastirliu: 1 mijë shkolla do të kenë laboratorët inteligjentë deri në 2026-ën

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njëherazi kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Tiranës, e cilësoi...

21 pozicionet e punës që do të zhduken deri në 2030

Sipas raportit të vitit 2025 nga Forumi Ekonomik Botëror, rreth 92 milionë vende pune – ose 8% e totalit global – do të zhduken...

Lajme të tjera

Web TV