E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis Java e Madhe e Shenjtë e Pashkëve, por nuk mbyllen Kreshmët, që përfundojnë vetëm me kremtimin e orës së nëntë të së Enjtes së Madhe, ditë në të cilën, me uratët e mbrëmjes, nis Triditshi i Shenjtë i Pashkëve.

Në formën e zakonshme të ritit romak, e diela e larit quhet edhe “De Passione Domini”, e Diela e Mundimeve të Zotit. Në formë të jashtëzakonshme, e Diela e Mundimeve kremtohet një javë  më parë, prej këndej quhet edhe “e Diela e dytë e Mundimeve”.

Solemniteti kremtohet jo vetëm nga katolikët, por edhe nga ortodoksët e protestantët. Krishterimi mbarë e përcjell Krishtin, që hyn ngadhënjimtar në Jeruzalem, shaluar mbi një gomar, i brohoritur nga turma, që e përshëndet duke tundur rrema palmash (cfr Gjn 12,12-15). Turma  e mbledhur  që në zërin e parë, që kumton ardhjen e Jezusit, shtrin përdhe mantelat, pret degë palmash e i tund si suvalë, duke krijuar atmosferën pranverore të festës, për t’i shprehur nderimin Atij, që po vjen.

Liturgjia e së Dielës së Larit kremtohet duke nisur nga një vend jashtë Kishës, ku besimtarët mblidhen rreth meshtarit, që ua bekon rremat e larit, të ullinjve a të palmave. Më pas nis procesioni deri në Kishë. Si arrihet këtu, fillon kremtimi i Meshës, me leximin e gjatë të Mundimeve të Krishtit. Rrëfimi kushtuar Mundimeve lexohet nga tre vetë, që luajnë rolin e Krishtit (lexuar nga meshtari) të historianit a kronistit dhe të popullit. Në këtë të dielë meshtari, ndryshe nga të gjitha të dielat e tjera të Kreshmëve (përveç së katrës, në të cilën mund të veshë paramente rozë) vishet me të kuqe.

Zakonisht besimtarët i çojnë në shtëpi degët e palmave, të larit a të ullinjve për t’i ruajtur si simbole paqeje, duke e shkëmbyer një pjesë me të afërmit e miqtë. Disa zona kanë zakon që kryefamiljari të marrë një degëz e, pasi ta zhysë në ujë të bekuar, të spërkasë me të gjithë shtëpinë gjatë Natës pa gjumë të Pashkëve e, Ditën e Solemnitetit, sofrën festive, rreth së cilës mblidhet e gjithë familja.

Në shumë zona, me  gjethet e gërshetuara të palmave, realizohen vepërza të vërteta arti, që shkëmbehen si dhuratë feste ndërmjet besimtarëve. Në prag të Pashkëve të reja, degët e vjetra digjen e hiri i tyre përdoret për përhimjen e besimtarëve të Mërkurën e Përhime.

Lexo edhe :  “Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Në Ungjillin e Gjonit (12,12-15) tregohet se populli i Jeruzalemit pati përdorur vetëm rrema palmash që, sipas shumë komentuesve, janë simbol i ngadhënjimit, brohorisë e madhështisë mbretërore. Nësa degët e ullirit, të cilat në Ungjill nuk përmenden, nisën të përdoren më vonë në traditën popullore, sidomos atje, ku nuk kishte palma. Në Shqipëri, për shembull, ku kishte shumë lari e pak e aspak palma. Palmat, që shikojmë sot në oborre, janë shumë më të vona se koha kur meshtarët katolikë e panë të arsyeshme të përdorin degët e larit për të Dielën e Palmave e, prej këndej, edhe ta quanin e Diela e Larit, siç quhet edhe sot e kësaj dite.

Ndërsa në një antifonë të lashtë gregoriane, mes tjerash, këndohet: “Pueri Hebraeorum portantes ramos olivarum obviaverunt Domino” (Fëmijët hebrenj që mbanin degë ulliri në duar i dolën përpara Zotit). Në zonat ku nuk rritet ulliri, si Evropa veriore, palmat, ullinjtë e lari zëvendësohen me lule e gjethe, gërshetuar bashkë, ose thjesht me degë pemësh në lulëzim.

Lajmet, të cilat flasin për bekimin e palmave, vijnë nga shekulli  VII, në përkim me rëndësinë gjithnjë e më të madhe që nisi t’i jepej procesionit. U bekuan, së pari, në Jeruzalem, aty nga fundi i shekullit IV e pothuajse menjëherë u përfshinë edhe në liturgjinë e Sirisë e të Egjiptit.

Në perëndim këtë të diel mbaheshin kremtimet, që i paraprinin Pagëzimit, ndërsa vetë Pagëzimi kremtohej dhe kremtohet Natën e Pashkëve. Përsa i përket fillimit solemn të Javës së Madhe, bekimi dhe procesioni i palmave nisi shumë më vonë: më parë në Gali (shekulli VII-VIII), ku Teodulfi i Orleans kompozoi himnin “Gloria, laus et honor”, e më pas në Romë, në fund të shekullit XI.

Gëzuar të Dielën e Larit!

Është dita e Paqes për botën mbarë

Kumbojnë këmbanat në festë,

vrapojnë fëmijët me rrema ulliri

Pëllumba të bardhë, simbol i paqes

Është festa e ngadhënjimit të Zotit:

të galdojmë e të kremtojmë!

kumtit të madh të Ringjalljes.

Në kujtim të Krishtit,

që erdhi të na sjellë paqen,

ta jetojmë mësimin e Zotit!

Është koha të ngarendim ndër kisha,

t’i mbushim përplot.

Të kota janë degët e ullirit,

ndër shtëpitë e udhët tona

nëse nuk e kemi në shpirt

vullnetin të bëhemi të gjithë,

e paqen ta çojmë në çdo prag/ Vatikan/k.k

Të fundit

Kancelari Merz paralajmëron gjermanët: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz...

“Le të vdesin”/ Emërimi i ministrit të ri nga Mistotakis shkakton polemika në Greqi

Qeveria greke ka zëvendësuar katër ministrat që të premten dhanë dorëheqjen si pasojë e skandalit për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë. Thanos...

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV