Javë tepër e nxehtë/ Ja dita kur do të kemi temperatura rekord

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorologia Lajda Porja ishte në një lidhje live këtë të hënë ku paralajmëroi një javë tepër të nxehtë, e cila do të kulmojë ditën e mërkurë, me temperaturat që do të arrijnë pikun, me një vlerë mesatare deri në 30 gradë Celsius.

“Do të kemi një javë që do të jetë e paqëndrueshme, duke qenë se reshjet do të jenë prezente. Megjithatë, do të jetë një javë e ngrohtë, ndryshe nga java e shkuar, ku ne vazhdonim të mbanim xhupa, edhe pse ishim pothuajse në mesin e pranverës. Gjatë kësaj jave, temperaturat do të ndryshojnë, madje kanë ndryshuar dhe janë rritur. Vlerat minimale kanë shkuar më lart, dhe mëngjeset tani janë bërë akoma më të ngrohta. Tashmë mjaftohemi të dalim me një xhaketë të lehtë dhe jo më me xhup,” tha Porja.

Porja theksoi se temperaturat do të jenë 5 gradë Celsius më shumë se normalja për këtë muaj por megjithatë ajo tha se moti do të jetë i paqëndrueshëm, me lagështi në ajër dhe mundësi reshjesh shumë të lehta shiu.

“Sot, termometri tregon 5-6 gradë në zonat malore dhe pritet që maksimumi të arrijë në 25 gradë. Duke filluar nga nesër, do të kemi një rritje tjetër të temperaturave, ndërsa dita e mërkurë do të shënojë temperaturën maksimale prej 30 gradësh, që do të thotë 5-6 gradë Celsius më shumë se normalja për këtë muaj. Nga e hëna deri të premten, moti do të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira dhe kthjellime, por që në pjesën e dytë të ditës rrezikohet për reshje. Në jug, këto reshje nuk do të kenë fuqi, pasi mund të jenë thjesht disa pika shiu. Nga këto reshje, nuk do të ketë probleme, pasi ato do të jenë me intensitet të ulët dhe do të sjellin lagështi të madhe në ajër, duke krijuar një atmosferë mbytëse, e kombinuar me temperaturat e larta. Deti do të jetë i trazuar gjatë këtyre ditëve, të paktën deri në fundjavë”, tha ajo.

Lexo edhe :  Akuzohet se shpërdoroi detyrën në Ministri, arrestohet nëna e reperit Getoar Selimi

Moti në rajon

Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të kenë ndryshime të situatës termike, me ngrohje në të gjitha këto vende. Në Kosovë pritet të arrijnë 24 deri në 25 gradë Celsius, që janë mjaft të larta për zonat atje, ndërsa në Malin e Zi priten 27-28 gradë Celsius. Kështu, rajoni do të jetë në këto temperatura të larta, ndërsa dita do të jetë me vranësira të lehta, të cilat do të shtohen gjatë orëve të pasdites./   S,M

Të fundit

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Lajme të tjera

Web TV