‘Burrat çoç pijnë nga një çik raki!’/ Rama grave kolonjare: Më 11 maj mbajini nga krahu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë fjalës së kryesocialistit Edi Rama në rrugën e re të Kolonjës që lidh bregdetin me zonën e juglindjes dhe do të zhvillojë turizmin, nuk kanë munguar as batutat e përhershme dhe ironitë me opozitën dhe kreun e PD-së, Sali Berisha.

Teksa fliste për zhvillimin e zonës dhe përfitimet ekonomike e turistike nga hyrja e Shqipërisë në BE, grantet dhe fondet që siguroheshin për të investuar më shumë, një nga qytetarët e pranishëm thirri emrin e tij “Edi Rama…!”.

Disi i ‘kompleksuar’ nga kjo ndërhyrje, kryeministri iu drejtua duke i kërkuar ‘llogari’ se përse e ndërpreu kur po thoshte diçka të rëndësishme për komunitetin e zonës dhe shqiptarët. Në nëntekst ideje ai shpjegoi se atë e kishin këtu dhe se u duhej shqiptarëve për t’i çuar në BE, kurse për t’i mbajtur jashtë BE-së kishin “bufin e kënetës”.

“Hyrja në BE është çështje dinjiteti, por jo patjetër e tillë, pasi është zgjidhje e shumë gjërave, e jo vetëm personalisht. Pasi fondet për fshatin, zhvillimin rural, agro-turizmin (Edi Rama, ndërhyn dikush nga mbështetësit)… Po pse ma ndërpret fjalën kur po thoja diçka që i intereson të gjithëve me këtë Edi Ramën?! Edi Ramën këtu e keni, si brenda BE edhe jashtë BE, këtu jam unë. Jashtë BE-së nuk ju duhem, ju duhem për t’ju çuar në BE. Për t’ju mbajtur jashtë BE-së keni bufin e kënetës”, tha Rama.

Dhe për ta finalizuar batutën e tij ironike me rivalin politik, shtoi:

“Po për juve këtij është kot për t’ua zënë me gojë (Sali Berishën), sepse ju këtu ia keni kënduar këngën me kohë, që para se ai të bëhej buf. Po thosha se për zhvillimin rural, për agro-turizmin janë 300 mln euro në vit dhe që i shërbejnë zonës dhe zhvillimit…”, u shpreh kryeministri./e.t

Të fundit

Formacioni startues i Kombëtares në sfidën ndaj Letonisë, Rey Manaj e nis si kapiten

Shqipëria luan sot në Riga të Letonisë ndeshjen e saj të katërt në kualifikueset e Botërorit 2026. Një ndeshje...

20 mln euro për Armando Brojën, zbulohen dy opsionet e sulmuesit shqiptar

Armando Broja këtë verë pritet të largohet përfundimisht nga Chelsea. Ai do të tentojë të rigjejë veten në një klub që i beson 100%...

Arlind Qori: Kush ka devijuar votën, të vihet para përgjegjësisë penale

Komisionerët dhe numëruesit që kanë vjedhur apo transferuar votat e kandidatëve brenda partive të tyre, por edhe mes subjekteve politike, duhet të përballen me...

Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak, përjashtohet Endri Shabani

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është zhvilluar me debate ditën e sotme. Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Julian Hodaj përjashtoi Endri Shabanin nga mbledhja,...

Kurti goditet me vezë, pezullohen 3 efektivë policie sepse nuk reaguan

Tre efektivë të Policisë së Kosovës janë pezulluar për 72 orë për shkak të mungesës së reagimit pasi eskorta e kryeministrit në detyrë Albin...

Lajme të tjera

Web TV