Partitë e reja, Berisha: Duan të “zgrapin” vota nga ne që të ndihmojnë Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shikon partitë e vogla si klonimet më të shëmtuara dhe më antidemokratike.

Sipas tij, PD iu afrua të gjitha partive të vogla për koalicion, por nuk pranuan. Berisha tha se ato duan të marrin vota nga selia blu për të ndihmuar Edi Ramën.

“Nxjerrin të ashtuquajturit opozitarë të opozitës. Ata janë klonimet më të shëmtuara, më antidemokratike që mund të bëhen. Sigurisht ke të drejtë të bësh apo të mos bësh koalicion, por një gjë ta dini, të gjitha atyre forcave politike, jo PS-së dhe “bravës”, se “bravës” mos e pyet si është puna e tij, të gjithë i kemi ftuar. Jo se unë nuk kisha vërejtje, por interesi juaj, interesi i madh i vendit për të shpëtuar nga kjo e keqe., i ftuam të vijnë në koalicion. Çfarë thonë tani?

Ne nuk duam rotacion. Duan Edi Ramën atëherë. Rrinë për të zgrapur vota nga ne në mënyrë që të ndihmojnë Edi Ramën. Ky është akt i shëmtuar. Nxjerrin teza që ne jemi kundra sistemit. Cilit sistem? Kujt ia thua këtë? Harron që kjo është shtesë talebanësh. Ka një opozitë të vërtetë që po përballet dhëmbë për dhëmbë dhe që deri dje ishe në atë opozitë ti. Po kur të kapën për veshi e të nxorrën jashtë nxjerr teza të tilla. Unë nuk dua rotacionin.  Unë jam opozitë e sistemit. Kjo do të thotë opozitë e opozitës, shërbëtor i qeverisë”, tha Berisha./e.t

Të fundit

Milani dorëzohet, Tare shet yllin e ekipit për 65 mln euro para Botërorit të klubeve

Tijjani Reijnders e ka të ardhmen në Premier League. Manchester City e kërkon me ngulm mesfushorin e Milanit dhe...

Kodi i fshehur i veshjes: Çfarë s’duhet të vishni kurrë gjatë një udhëtimi me avion

Ish-stjuardesa Barbara Bacilieri, e cila u bë e njohur si YouTuber (Barbie Bac), ka ndarë një informacion mjaft të dobishëm sa i përket udhëtimeve,...

Trump kërcënon me tarifa 25% për iPhone-t që nuk prodhohen në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po rekomandon një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat nga Bashkimi Evropian që importohen në...

Bombarduesit amerikanë B-52H zbarkojnë në bazën ajrore të Morón

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur bombarduesit strategjikë B-52H Stratofortress në bazën ajrore të Morón, në Sevilje, në kuadër të misionit Bomber Task...

Tentoi të vriste kushëririn në bashkëpunim me vëllanë, në pranga 32-vjeçari

jë 32- vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi dyshohet se së bashku me vëllain e tij një vit më parë në lagjen...

Lajme të tjera

Web TV