Fushata e 11 majit, gratë dhe vajzat shkodrane presin Ramën me këngë qytetare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Shkodrës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe turit elektoral.

I shoqëruar nga kandidatët për deputetë dhe strukturat drejtuese të partisë në qark, si dhe kryebashkiaku Benet Beci si kreu politik i qarkut, kreu i mazhorancës u prit nga qindra gra dhe vajza, teksa para nisjes theksonte rëndësinë e tyre në integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian dhe se sa e rëndësishme është kjo votë më 11 maj.

“Mes interesit të një populli të tërë dhe hallit të një njeriu të vetëm; mes të mirës së një vendi të tërë dhe interesit të një familjeje të vetme; mes Shqipërisë me BE-në zonjë në Europë dhe Shqipërisë me Bufin e Kënetës prapë në gropë… Kush zgjedh të parën Shqipërinë, voton 5!”, shprehet Rama në rrjetin social, pak para fjalës së tij.

Takimi u hap me këngë e valle nga zona e Shkodrës.

Fjalën e parë dhe moderimin e mbajti kryebashkiaku Benet Beci, që prezantoi edhe kandidatët e qarkut për PS-së, si drejtues politik.

“Kryeministri ka kthyer sytë nga Shkodra dhe do e bëjmë Shkodrën zonjën e Shqipërisë në Europë. Gratë dhe vajzat janë një forcë e madhe dhe e rëndësishme për Shkodrën, Shqipërinë dhe PS-në”, tha Beci mes të tjerash në fjalën e tij. m.p.

Të fundit

Valë dorëheqjesh në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të Ramës

Pas ultimatumit të qartë të dhënë nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të...

‘Flakët e ferrit’, ja çfarë mbeti nga Lamborghini i djegur i Diogo Jotës dhe të vëllait!

Bota e futbollit është ende e tronditur pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës (28 vjeç), sulmuesit të Liverpoolit dhe kombëtares portugeze, i cili humbi...

Në pushtet që nga 2021/ Rusia bëhet kombi i parë që njeh qeverinë talebane në Afganistan

Rusia ka njohur zyrtarisht qeverinë e Talibanëve në Afganistan, duke u bërë shteti i parë që e bën këtë që nga marrja e pushtetit...

Si po i ushqejmë turistët?

Nga Fatos Çoçoli Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve të huaj në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka sjellë shtimin e prodhimit...

SHBA-të festojnë sot 249-vjetorin e Pavarësisë

Sot Shtetet e Bashkuara festojnë 249-vjetorin e Pavarësisë. Më 4 korrik të vitit 1776 delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e...

Lajme të tjera

Web TV