Presidenti Begaj për“Il Tempo”/ Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo”, ka ndarë përshtypjet e tij pas pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, duke e cilësuar atë si një përvojë unike dhe një shenjë të jashtëzakonshme respekti për figurën e Atit të Shenjtë.

“Në një ceremoni ku morën pjesë liderë nga e gjithë bota – Afrika, Azia, Europa, Amerika Latine, Shtetet e Bashkuara, bota arabe dhe Lindja e Mesme – u dëshmua nderimi i madh për këtë figurë të madhe fetare dhe publike. Papa Françesku edhe një herë na dha një dëshmi të madhështisë së tij: një lumë njerëzish, nga Sheshi ‘Shën Pjetri’ deri te ‘Santa Maria Maggiore’, erdhi për t’i bërë homazh”, tha Presidenti Begaj.

Në intervistë, Presidenti foli edhe për lidhjen e veçantë të Papa Françeskut me Shqipërinë, duke kujtuar se vizita e parë shtetërore jashtë Italisë pas zgjedhjes si Papë ishte pikërisht në Tiranë, njëmbëdhjetë vite më parë. “Një vizitë historike, e krahasueshme me atë të Papa Gjon Palit II pas rënies së komunizmit. Një kujtim që do të mbetet përherë në memorien e popullit tonë”, theksoi ai.

Presidenti Begaj kujtoi gjithashtu dy audiencat që pati me Papa Françeskun, në dhjetor 2022 dhe në maj të vitit të kaluar, duke vënë në dukje vëmendjen dhe dashurinë e Atit të Shenjtë për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Papa Françesku kishte një njohje të thellë të shqiptarëve që nga koha kur ndodhej në Argjentinë, përmes komunitetit arbëresh të Buenos Airesit. Ai ishte shumë i lidhur edhe me figurën e Nënë Terezës, Shenjtja shqiptare që ai vetë e kanonizoi”, tha Presidenti.

 

 

Duke folur për pjesëmarrjen në funeral, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë që ka bashkëjetesa fetare në Shqipëri: “Delegacioni ynë zyrtar përbëhet nga unë dhe dy ministra, por janë të pranishëm edhe udhëheqësit fetarë të vendit: myslimanë, ortodoksë, bektashinj dhe katolikë. Kjo është një dëshmi e harmonisë sonë fetare. Ashtu si edhe njëzet vite më parë, në funeralin e Papa Gjon Palit II, liderët shqiptarë të të gjitha besimeve ishin bashkë.”/E.T

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV