Fitore me spektakël në “Anfield”, Liverpool zyrtarisht kampion i Premier League!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liverpool është zyrtarisht kampion i Premier League! Ekipi i drejtuar nga Arne Slot ka fituar 5-1 ndaj Tottenham në “Anfield”, duke festuar në mënyrën më të mirë të mundshme titullin kampion.

Londinezët kaluan të parët në avantazh me Dominic Solanke, i cili dërgoi me kokë topin në rrjetë pas krosimit nga goditja e këndit nga James Maddison në minutën e 12-të.

Kundërpërgjigjja e të zotëve të shtëpisë nuk vonoi shumë. Luiz Dias barazoi shifrat në minutën e 16-të, kolumbiani shënoi aps asistit perfekt të Szoboszlai. Mac Allister shënoi golin e avantazhit në minutën e 23-të, argjentinasi shënoi me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 33-të, ishte radha e Cody Gakpo për të shënuar golin e tretë. Holandezi shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit.

Në pjesën e dytë, Liverpool shënoi edhe dy herë të tjera, me Salah në minutën e 63-të dhe autogoli i Udogie në minutën e 68-të. Rezultati përfundimtar 5-1. Nis festa e madhe në “Anfield”. m.p.

SHIKOGOLAT

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV