Kush po e “ringre” PD nga gremina?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

Një parti që ka mbi 12 vjet që ka ikur nga pushteti me mbi 1 milion vota, një parti që sa ishte në Parlament, dogji gjithçka, një parti që u përça për skenare e “dolli” pushteti, po tenton të “ringrihet”. Dikush po e bën. Dikush e ka marrë përsipër ta bëjë PD-në e bëmave të këqija, parti rivale e konkurente në zgjedhjet e 11 Majit. Sot, askush nuk duhej të merrej me PD-në. Sot askush nuk duhej ti jepte kaq shumë rëndësi, një opozite që del në tribuna elektorale me Fatmir Mediun, Vangjel Dulen, dhe “grekun” antishqiptar Fred Beleri. Sot askush nuk duhej ti jepte rëndësi as premtimeve me lopatë të Berishës, apo dhe fjalimeve që ai reciton në takimet me ata dhjetra mbështetës shëtitës. Duket si një skenar i pergatitur. Hajde ti japim rëndësi “non-gratës”, hajde ti analizojmë e diskutojmë ato që thotë ai, dhe kemi ringritur në fakt një parti të përçarë, që gjithmonë ka patur parësore interesat e liderit, dhe klanit të tij. Dikush po e “ringre” në hije atë parti, dikush po tenton ti “heqë” edhe “non-gratën” atij me debate boshe nga studio e televizioneve. Duke harruar se jemi në 2025, dhe politika bëhet realiste kur flet me punë të kryera çdo kryetar pushteti, ne dashje pa dashje po pastrojmë bëmat e një parti dhe opozite mëkatare. Ardhja e LA Civita-s, nuk kishte pse të merrte vëmëndjen e shumtë mediatike, as dhe kohën e diskutimeve në media. Erdhi një praktikant fushatash elektorale, dhe kaq. Ishte “ideatori” i fushatës së Trumpit ? E pastaj. Mos mendoni se ai do të bëjë stradegjinë e Trumpit edhe me Berishën ? Aspak. Dhe as duhet ta mendojmë, dhe të gënjehemi nga propaganda e grisur e PD dhe Berishës. Ardhja e tij nga SHBA, dhe qëndrimi në krah të Fatmir Mediut, do të mjaftonte që asnjë media të mos i kishte dhënë vëmëndje atij njeriu. Shqiptarët nuk janë banorët e Marsit, që duhen trajtuar dhe konsideruar sit ë tillë. Jemi ballkanas, dhe europianë të vjetër, që meritojmë dinjitet dhe respect. Ky vend ka ekzistuar, kur akoma nuk ishte zbuluar Amerika. Ndaj duhet të jemi më seriozë, më kompaktë, dhe më fanatikë lidhur me problemet e dinjitetit njerëzor. LA Civita, nuk është “jashtëtokësor”,  dhe as shpëtimi i Shqipërisë. Ai ka ardhur si person privat, si biznesmen, dhe si njeri që do paratë e veta më shumë se PD apo Berishën. Ka ikur koha kur i huaji shihej nga ne “si padishah”, dhe dëgjonim dhe bënim fiks, ato që thoshte ai. Sot Shqipëria, është vendi i çudirave, i njerzve të shkolluar, të qytetëruar, dhe me emër të mirë në botë. Ky  vend ka 12 vjet që ecën mbi “binarët” e duhur, që zhvillohet  dhe integrohet me forcat dhe fuqinë e njerzve të tij. Ndaj, të jemi më shumë  dinjitozë, të kemi më shumë respekt për vehten dhe vlerat tona, ndryshe do të na konsiderojnë gjithmonë si “kavie” eksperimentale, duke na mashtruar me citate akullnajash.

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Lajme të tjera

Web TV