Kontrata e lobimit/ As oligarkët rusë s’do paguanin 6 mln dollarë për të hequr ‘njollën’!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar sërish për kontratën e lobimit të PD në SHBA, me një shifër marramendëse prej 6 milionë dollarë të cilat duhet t’ia paguajnë kompanisë së njerëzve të afërt të Trump për një periudhë dy vjeçare. Në një postim të radhës në rrjetin e saj social Facebook, Kokalari ironizon duke thënë se firmosja e kësaj kontrate tregon se sa të korruptuar janë, pasi një shifër kaq të kamur, plot 6 milionë dollarë, nuk do ta paguanin as oligarkët rusë për ‘heqjen e njollave’, referuar këtu non gratës së Berishës.

Kokalari nënvizon se Trump në asnjë rast nuk do të marrë para dhe as nuk i intereson paraja e tyre. Kokalari shkruan se PD, thjesht ka blerë disa konsulentë që po mundohen të bëjnë para në emër të Trump, por nuk e kanë afruar PD me administratën e tij.

“Më duhet t’iu shpjegoj diçka për situatën absurde që shohim me PD në këto ditë. Në radhë të parë, me lejoni t’iu them se non-grata e Berishës mund të ishte hequr pa paguar asnjë dollar, dhe nga individë që mund ta bënin këtë për arsye të tjera si psh ndihmë opozitës etj. Fakti që këta kanë paguar disa si LaCivita & Trujillo $6 millionë nuk e ka bërë Amerikën me ta, siç thotë Flamur Noka lart dhe poshtë, por ka blerë disa konsulentë që po mundohen të bëjnë para në emër të Trumpit.

Trump as do marrë para as nuk i intereson paraja e këtyre. E njëjta gjë shkon dhe me Rubion, prandaj them, shanset do ishin më të larta për t’ia hequr njollën Berishës nëse dikush do kishte lobuar me shpirt dhe do dinte si ta parashtronte ketë çështje në institucionet e duhura. Firmosja e kontratës tregon thjeshtë që në atë Shqipëri të vogël dhe të varfër këta qenkan realisht të korruptuar, sepse as oligarkët rusë nuk paguajnë $6 milionë për heqje njollash”, shkruan Kokalari.

Lexo edhe :  U nda papritur nga jeta/ Artur Zheji po festonte datëlindjen e të birit në Sarandë

Një koment e ka edhe për përgënjeshtrimin që djali i Donald Trump dhe Richard Grenell bënë ndaj Partisë Demokratike, pas lajmit se Doanld Junior anuloi një takim me Ramën.

“Nga ana tjetër, fakti që mediat e drejtorit te komunikimit të PD-së publikojnë artikuj të mbushur me histori false dhe as nuk marrin mundimin t’i verifikojnë, sidomos kur flitet për djalin e Presidentit Trump shkon përtej tragjedisë. Është një gjë t’i sulmosh familjen e Trumpit me fakte, dhe është diçka tjetër ta bësh atë me informata të pavërteta, sidomos kur je i zhytur kokë dhe këmbë në llum.

Sërish – nëse Berisha do t’i kishte ndenjur besnik PD-së së rithemelimit, hapjes se partisë, meritokracisë, primareve të vërteta dhe jo të manipuluara, dhe nëse ato $6 milionë do t’i kishte hedhur në fushatë, shanset do të ishin që do të fitonte më 11 Maj dhe non-grata mund t’i hiqej pa paguar asnjë lek.

Ne këtë moment duket se do humbë $6 milionëshin, zgjedhjet dhe do t’i mbetet damka pafundësisht. Fatkeqësia në këtë rast nuk është Berisha dhe non-grata e tij, por baza e opozitës, që në ketë pikë s’ka si mos të jete e dërrmuar emocionalisht dhe financiarisht. Atyre Berisha i detyrohet borxhin më të madh”, shkruan Kokalari.

/E.T

 

Të fundit

Flakët në vend, Qeveria shpërblen personelin në vijën e parë të zjarreve

Qeveria shqiptare ka shpërblyer sot forcat e angazhuara në përballimin e zjarreve masive që kanë përfshirë vendin gjatë muajve...

Rama vijon takimet në zyrën e tij! Çfarë pritet të ndodhë sot?

Ky fund gushti do të jetë intensiv në Kryeministri. Kreu i qeverisë Edi Rama, do të presë deri në datën 30 gusht ministra, por...

Mesazhi i koduar nga Moska: Kush e njeh Kosovën, nuk do të mbijetojë në Serbi!

Një mesazh i koduar u lëshua nga Moska në drejtim të Beogradit, por pa një adresë të qartë. “Një njeri që njeh Kosovën nuk mund...

‘Trump shpëtoji serbët’, pse Vuçiç dhe Dodiku po ‘vrapojnë’ pas presidentit amerikan

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV