Zotohet Berisha/Do detyrojmë Ramën për qeveri teknike! Shqiptarët të luftojnë me çdo çmim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha, u shpreh në studion e emisionit “Opinion” se Partia Demokratike dhe asnjë parti në botë nuk arrin të fitojë me një farsë, duke ju referuar zgjedhjeve të 11 Majit.

Sali Berisha tha se nëse Rama është i vendosur me çdo çmim që të mbajë karrigen e tij, edhe shqiptarët duhet që me çdo çmim të luftojnë për votën e lirë.

Kreu i demokratëve theksoi se ka në plan të informojë ndërkombëtarët për farsën e 11 Majit dhe të krijojë një qeveri teknike. Nëse Rama nuk pranon, Berisha tha se do ta detyrojnë.

“PD dhe asnjë parti demokratike në botë me farsë nuk fiton. Ka mënyra të tjera. 

Nëse Rama është i vendosur që me çdo çmim të mbajë karrigen, shqiptarët duhet të luftojnë me çdo çmim për votën e lirë. 

Do përfundojmë procesin e mbrojtjes së votës, informimi i ndërkombëtarëve, krijimi i një qeverie teknike, nëse Rama nuk pranon, do ta detyrojmë. 

Rama siç e dini arrestoi liderët e opozitës. Rama ndërseu Blinken e Soros kundër opozitës shqiptare. 

Rama me mafien botërore izoloi opozitën në mënyrën më të padrejtë. Por tani s’ka më opozitë të izoluar”-tha Berisha./e.t

Të fundit

Konfirmohet vatra e dytë e murtajës në Korçë, pritet asgjësimi i rreth 200 krerëve

Është konfirmuar vatra e dytë e murtajës në qarkun e Korçës. Sipas informacioneve, vatra është konfirmuar në fshatin Shkozë...

Ish-kreu lokal i PD-së, Genc Deromemaj, emërohet në krye të Kadastrës së Vlorës

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike të Vlorës, Genc Deromemaj, është emëruar drejtues i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për qarkun e Vlorës. Deromemaj...

Ngjarje e rëndë gjatë punës / Humb jetën punëtori, pronari përfundon në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar një 65-vjeçar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, 65-vjeçari ka njoftuar shërbimet spitalore,...

Samiti në Hagë, Rama takon senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

Kryeministri i vendit, Edi Rama i pranishëm në Samitin e NATO-s, që mbahet në Hagë,  zhvilloi takime me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n...

Mourinho kërkon sulmuesin shqiptar, Fenerbahce ofron vetëm 5 milionë euro

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Superligën e Turqisë këtë sezon, por nuk do të jetë te Fenerbahce e Mourinhos. Beshiktashi e ka në...

Lajme të tjera

Web TV