Last Updated on 25/04/2026 by Anisa
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj ish-drejtuesit demokrat Lulzim Basha dhe ish-deputetit Ervin Salianji, duke i cilësuar si persona që, sipas tij, kanë dëmtuar opozitën dhe interesat e demokratëve.
Gjatë një deklarate publike, Berisha u ndal veçanërisht te lëvizja politike e nisur nga Salianji brenda PD-së, për të cilën tha se kishte si synim largimin e vëmendjes nga skandalet që, sipas tij, lidhen me Belinda Balluku.
Sipas Berishës, Salianji veproi në momentin më kritik për qeverinë dhe krijoi zhurmë mediatike për të sfumuar debatin publik. Ai e akuzoi gjithashtu për afrimitet me eksponentë të mazhorancës, duke përmendur kontakte me Taulant Balla dhe me biznesmenin Ergys Agasi.
Berisha deklaroi se Salianji po ndjek të njëjtin fat politik si Lulzim Basha, duke nënkuptuar humbje mbështetjeje dhe izolim brenda opozitës.
Në fjalën e tij, kreu demokrat pretendoi gjithashtu se mbështetja ndaj lëvizjeve kundër PD-së vjen nga struktura të qeverisë, bizneset dhe individë me interesa të caktuara, ndërsa theksoi se Partia Demokratike nuk mund të merret, sipas tij, nga “misionarët e Ramës dhe krimit”.
Pjese nga fjala e Berishes:
Së pari të siguroj se ai zotëri nuk përfaqëson as zero zero 2 përqind të demokratëve dhe ajo shifër që jepni është jashtë çdo lloj realiteti. Ti vërtetë ke parë sallat, por janë të mbushura nga biznese me urdhër të qeverisë, drejtori burgjesh dhe nga bandat e qyteteve. Pra ai përfaqëson, ai e nisi se tjerëve nuk iu shkonte mendja, sot i kanë ngelur vetëm dy pengje me vete. Çdo njeri është i mirëpritur në garë, por kurrë s’do të mund ta marrin partinë misionarët e krimit dhe të Ramës. Salianji nuk po ndalem në drekat e darkat me Oltion Bistrit në burg dhe Oltion Gjokën se banorë të burgut. Një javë para se të dilte nga burgu më thotë se kam ardhur për të marrë në këshillë.
Çfarë më thua sepse për të më liruar këto tre muaj që kanë mbetur, por gjykatësi më kërkon një deklaratë ku më kërkon se nuk do të vrasë Xhafën. I thashë se nuk do të bësh një deklaratë të tillë për mendimin tim sepse merr përsipër fajësinë por je i burgosur politik. Mirë tha, iku pas një jave erdhi. U lirua. Nuk ma kërkuan më. E nderuam në kryesi të partisë, gjatë të gjitha mbledhjeve nuk ka shtruar asnjë problem.
Ishte dakord për protesta, dhe pas kësaj, ai doli veçmas, mashtroi një grup njerëzish që ishin të votuar shumë mirë. I shkuan për të pirë kafe si gjest miqësor, por e panë qëllimin se ishte i errët. Verën e kaloi me Agasin në dreka e darka, në një kohë kur unë atë e kisha sulmuar si koordinator i karteleve të drogës. Shkoi në Durrës dhe mblodhi eksponentë të PD që tradhtuan partinë dhe nuk punuan asnjë ditë në fushatë.
Në Elbasan sallën ia mbushën Suel Cela. Edhe ky përsërit fatin e Lul Bravës, a mund të imagjinosh se vazhdon e drekon me Taulant Ballën. Të kujtohet takimi i Lul Bravës me Ballën. Pra cfarë mendon ti se kur doli? Kur doli ky? Ky doli në momentin më kritik për Lubi Ballukun, dhe nisi një lëvizje vetëm për të krijuar zhurmë mediatike, për të sfumuar opinionin publik te Lubi Balluku. E birësuan.
