“Ngadhnjim mbi vdekjen”, e fundit dalje e Piro Milkanit dhe pengu i tij i madh!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ngadhnjim mbi vdekjen” ishte filmi i fundit që e solli në kinema Piro Milkanin. Rijetëzimi i këtij produksioni i bëri të gjithë të ngrihen në këmbë për regjisorin që ka një pasuri të madhe në botën kinematografike, e që sot me ikjen e tij na i lë si trashëgimi për kulturën tonë.

Piro Milkani ka lindur e është rritur në një prej lagjeve me të njohura të qytetit të Korçës, ndërsa një nga pengjet e tij më të mëdha ishte që nuk realizoi një film posaçërisht për rrugicat e Korçës. Miqtë e tij, Ylli Trajçe e Robert Budina na e rrëfejnë këtë në ditët kur Shqipëria kupton se ka humbur një yll të kinematografisë.

“Piro Milkani ka qenë një figurë që ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, jo vetëm në atë kohë, por edhe në kohët moderne. Filmat e tij janë ndjekur edhe në Kinë. Humbëm një vlerë jo vetëm profesionale, por mbi të gjitha njerëzore, që përfaqëson më së miri kulturën e Korçës”, tha Budina.

Ndërsa Ylli Trajçe u shpreh: “Mua më ka ardhur keq vetëm që nuk xhiroi një film në Korçë. Ka xhiruar vetëm disa sekuenca në filmin Zonja nga qyteti”.

emegjithkëtë piro milkani na lë jo vetëm një pasuri të madhe për kulturen, por edhe një trashëgimtar në botën e kinemasë, djalin e tij Eno Milkani po pasuronme tej pasurinë kinematografike të babait të tij./e.t

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV