‘Bukë, zemër dhe pak kripë’, Tirana mikpret festivalin ndërkombëtar të arkitekturës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festivali ‘Bukë dhe zemër dhe pak kripë’ do të startojë mëngjesin e së premtes 6 qershor në Tiranë. Arkitektë të suksesshëm nga e gjithë bota do të mblidhen në Tiranë për të diskutuar për zhvillimin e arkitekturës nga e kaluara në të ardhmen.

Arkitektë që nga Spanja, Belgjika, Zvicra, Austria, Japoni, Kanada e Amerikë do të marrin pjesë në këtë festival. Emra si Stefano Boeri, Johan Anrys, Elora Hardy, Steven Holl, Beat Huesler apo Sam Chermayeff, Marco Casamonti, Emre Arolat, Andrea Caputo, Kengo Kuma, do të jenë pjesë e këtij festivali.

I titulluar ‘BREAD and HEART Festival, Bring some salt, please!’, festivali përveç evolucionit të arkitekturës synon të jetë edhe një festë mikëpritëse nga Shqipëria.

Festivali nxit reflektim kritik mbi të kaluarën dhe të tashmen për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetet dhe mjedisin tonë. Ky është gjithashtu një rast i rrallë për t’u lidhur, për të ndërtuar ura midis arkitektëve të huaj që formësojnë Shqipërinë dhe publikut vendas.

Aktualisht, mbi 150 ekipe ndërkombëtare arkitekture janë të angazhuara në projekte në të gjithë Shqipërinë, përmes konkurseve dhe komisioneve direkte. Gjithnjë e më shumë arkitektë po shfaqin interes për të punuar këtu, shpesh në bashkëpunim me ekipe lokale.

Gjatë aktivitetit do të ketë edhe shfaqe të disa ekspozitave që do të tregojnë zhvillimin e vendit përmes modeleve arkitekturore, të ndërtuara dhe të pandërtuara, nga konkurset dhe komisionet në Tiranë, bregdet dhe rajone të tjera.

Po ashtu do të ekspozohen edhe projekte individuale të arkitektëve, që mund të shërbejnë për investime të tjera në vend. Gjatë festivalit do të ketë edhe performanca me violonçel live dhe vallëzim, drekë në tarracë dhe darkat e kuruara për të ftuarit sipas traditës.

Lexo edhe :  Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Ndërkohë, si pasojë e festivalit pritet që të bllokohen edhe disa rrugë në Tiranë. m.p.

Të fundit

Një makinë që futet kudo/ Flat Fiat, vetura më e ngushtë në botë

Mekaniku italian dhe YouTuberi Andrea Marazzi kohët e fundit bëri bujë shndërrimin e një Fiat Panda të vitit 1993...

Meta nga qelia, letër të hapur të arratisurit Arben Ahmetaj: Dëgjohemi së shpejti!

Kryetari i Partisë së Lirisë, i paraburgosur që prej 21 tetorit 2024 me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së për dosjet e lobimit të LSI...

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi! Ja arsyeja

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë (MVEP) u ka rekomanduar shtetasve të saj që t’i shtyjnë të gjitha udhëtimet jo të...

Dash Sula fjalim lamtumire në Kuvend: Nuk dal nga këtu si servil apo lëpirës

Dashnor Sula ka mbajtur fjalimin e tij të ‘lamtumirës’, pasi për katër vitet e ardhshme nuk do të jetë pjesë e Kuvendit. Sula u shpreh...

As turizmi nuk mjafton, në dy vite mbyllen mbi 500 biznese në Korçë

Mbi 500 biznese në Bashkinë e Korçës, qytet dhe fshatrat, rezultojnë të mbyllur në dy vitet e fundit. Edhe pse një nga qytetet më të...

Lajme të tjera

Web TV