Parajsa e Tintorettos është ndër veprat më të mëdha të realizuara në botë. 184 m2, 8 m lartësi me 25 gjerësi, kjo pikturë monumentale në vaj mbi kanavace që zbukuron Sallën e Këshillit në Pallatin Dukal në Venezia, që përfaqësonte Pushtetin Politik, u realizua nga piktori i Rilindjes kur ishte 70 vjeçar.
Në brendësi të saj kjo vepër që paraqet Parajsën, shfaq në detaje 500 personazhe, ndër të shenjtë, engjëj, e personazhe Biblike, me përmasa madhështore.
Tintoretto nuk ishte i zgjedhuri parësor për krijimin e kësaj vepre madhështore, por Veronesi u nda nga jeta para se të niste punën.
Kështu Këshilli i Lartë i Republikës së Venecias, përzgjodhi Tintoretto, tashmë në një moshë ku bashkëmoshatarët e tij ishin ndarë nga jeta prej kohësh, të realizonte projektin.
Jocopo Robusti, së bashku me ndihmën e djalit Domenico, pavarësisht vështirësisë, nisi këtë vepër që do të bëhej më e rëndësishmja e artit të tij, me 1588 dhe e përfundoi në 1592, në vetëm 4 vjet./mxh
