“Tabaku, ambicie më të madhe se morali!”/ Sa kohë të jetë Berisha, nuk ka risi në PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristja Brizida Gjokondi në një dalje televizive ka folur për situatën e PD pas zgjedhjeve të 11 majit.

Gjikondi tha se nuk beson që ka njerëz me integritet dhe moral që rrinë afër Berishës.

Më tej, juristja u shpreh se nuk pret asnjë risi nga PD për aq kohë sa në krye të saj do të jetë Sali Berisha.

Gjikondi foli dhe për deputeten Tabaku, për të cilën tha se ambicia është më e madhe se morali dhe nuk ka nevojë për një tutor si Berisha.

Tabaku kishte mbajtur të njëjtin ligjërim, kishte thënë të njëjtën gjë që problemin e ka mazhoranca jo ne. Kjo është kur ambicia është më e madhe se morali. Zonja Tabaku po hedh dëm në të gjithë imazhin dhe personalitetin e saj që nuk ka pasur nevojë për një tutor, aq më tepër për një tutor si Berisha. Nuk besoj e ka njerëz më integritet dhe me moral afër Berishës.

Mendoj se për aq kohë sa të jetë Berisha të kemi njerëz me risi. Nuk besoj se do të kemi më asnjë surprizë në PD, me atë miell nuk pres që të bëhet një bukë e re. Në atë parti nuk do të kemi asnjë risi, fatkeqësisht, sepse të gjithë demokratët do të donin që të opozita të bëhej zëri i tyre. Më shumë ka një agjendë politike, se sa të merret me interesat e qytetarëve.

Në zgjedhjet lokale, unë mendoj se Tirana është kryesorja, është metropoli i Shqipërisë, unë mendoj se është mes zotit Gonxhe dhe zonja Balluku, për shkak të meritave edhe të zgjedhjeve të fundit parlamentare, pasi kanë dhënë prova se si bëhen projektet. Kanë të drejtën morale që ta kenë atë pozicion. Mendoj se nga ana e opozitës nuk do të ketë një garë. PD, nuk ka asnjë kandidat me “shtyllë kurrizore”. Berisha nuk ka ambicie të fitojë Tiranën, ai çuditet me kaq sa mori”, tha Gjikondi./e.t

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV