Në dorë të një viroze!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Sali Berisha sot ishte i sëmurë. Për moshën që ka dhe me virozat që janë sheshit, është normale të ndodhte.

Por çfarë i mungon një ditë shqiptarëve, nëse Sali Berisha sëmuret?

Së pari, na mungoi deklarata e mëngjesit para SPAK, për kriminelin Altin Duamnin, kryemafiozen Irena Gjoka dhe lidhjet e tyre me bandat e drogës dhe krimit në Shqipëri.

Na mungoi shënimi që ai lë çdo të hënë kur shkon te SPAK, duke i sharë me libër shtëpie.

Na munguan ata 30 vetë që e shoqërojnë poshtë ballkonit dhe e ndjekin edhe te SPAK.

Pastaj na mungoi konferenca për shtyp në orën 12:00. Sot kishte gjasa të komentonte dinamikën e luftës në Tel Aviv dhe Teheran, si dhe gjestin e presidentit Trump që nuk kishte rekomanduar të vritej Ajatollahu.

Na mungoi pastaj shkuarja në Kuvend dhe fjalimi i tij për vjedhjen e votave nga bandat e drogës dhe krimit, që i kanë marrë 28 deputetë – aq sa i duhen që të quhet fitues.

Na mungon ulja e tij në vendin e vet në parlament, pas kthimit nga foltorja, Albana që i fshin djersët me shami dhe Flamuri që i rregullon karrigen.

Na mungon pastaj njoftimi se në këtë televizion do të jetë pasdite dhe në atë televizion do të jetë në darkë. Aty do të fliste për rinumërimin që nis të martën dhe që do të nxjerrë në shesh manipulimin e Edi Ramës.

Në fund do të na mungojë njoftimi se Edi Rama kontrollon mediat dhe nuk e lënë atë të dalë askund.

Nesër fillon dita e re. Nëse ai do të jetë ende në shtrat, ai do të shikojë si do të rihapen kutitë, si një anestezi për t’i ulur dhimbjet e humbjes madhështore të 11 majit.

Lexo edhe :  ‘Ndjellësi i fatkeqësive’ që i ngre topin për ‘fitore të rreme’ Edi Ramës

Si ata njerëzit që, në fund të jetës së tyre, duan ta përsërisin lajmin e keq, sepse nuk duan ta besojnë kur e dëgjojnë dhe e shikojnë për herë të parë. Edhe ai do ta dëgjojë edhe një herë tjetër se ka humbur.

Kur i shikon gjithë këto gjëra që kemi humbur sot nga një virozë banale, e kupton se në dorë të kujt është fati i opozitës. Në dorë të një viroze!/kb

 

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV