“Po vjen fundi i futbollit”, Klopp jep paralajmërimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbolli modern është kthyer tashmë në një “makineri” që “bluan” ndeshje pa pushim. Alarmi është dhënë disa herë nga futbollistë, mjekë sportivë dhe mbi të gjitha trajnerët. Ndër zërat më autoritarë është ai i Jürgen Klopp, ish-trajnerit të Liverpool-it, i cili prej vitesh denoncon kalendarin “çnjerëzor” të imponuar klubeve dhe kombëtareve. Orët e fundit është rikthyer alarmi i tij mbi këtë temë delikate:

“Vitin e kaluar ishte ‘Copa America’ dhe Kampionati Europian. Sivjet kemi Kupën e Botës për Klube, vitin tjetër do të jetë Botërori i kombëtareve. Kjo do të thotë se për lojtarët e përfshirë nuk ka asnjë periudhë të vërtetë rikuperimi, as fizikisht dhe as mendërisht. Sigurisht, futbollistët fitojnë shumë para, por edhe në NBA fitojnë shumë dhe kanë 4 muaj pushim në vit.

Fjala vjen, Virgil Van Dijk nuk i ka pasur asnjëherë këto pushime, në gjithë karrierën e tij… Kam frikë se lojtarët do të fillojnë të lëndohen si kurrë më parë. Nëse nuk ndodh sezonin e ardhshëm, do të ndodhë gjatë Botërorit 2026 ose menjëherë pas.

Nga lojtarët pritet që të luajnë çdo ndeshje sikur të ishte finale, kjo iu thuhet 70 ose 75 herë në vit. Nuk mund të vazhdohet kështu, është e nevojshme t’iu garantohet pushimi. Pa të, ata nuk do të mund të ofrojnë performancë optimale në afatgjatë. Nëse nuk mund ta bëjnë më këtë, i gjithë produkti humbet vlerën për ata që e shesin”.

Në vitet e fundit, kalendari ndërkombëtar është kthyer në një makth, edhe për shkak të ndryshimeve të imponuara nga pandemia. Nga viti 2021 (viti i Europianit) deri sot, janë shtuar ndjeshëm kompeticionet e UEFA-s dhe FIFA-s për kombëtaret, pa asnjë çast frymëmarrjeje, ndërkohë që edhe klubet më të mëdha kanë parë të rritet ndjeshëm ngarkesa e tyre, mes Champions-it të ri dhe Kupës së re të Botës për Klube.

Lexo edhe :  Zyrtare/ Tirana konfirmon trajnerin e ri në pankinë, ja kush është Vangjel Mile

A rrezikon futbolli të vetëshkatërrohet kështu? Intensiteti është në kulm, dëmtimet po shtohen, madje edhe tifozët kanë filluar të flasin për “ngopje”. O ndryshohet drejtimi, ose e ardhmja e lojës më të bukur në botë mund të shembet nën peshën e kalendarëve të paqëndrueshëm. m.p.

Të fundit

33.5 mld lekë tepër në arkën e shtetit! Ministria e Financave shpjegon shifrat

Nga taksat dhe tatimet, buxheti i shtetit ka siguruar në gjysmën e parë të vitit 366 miliardë lekë, ose...

Hapësirat publike, Bashkia Tiranë: 20 mijë m² u rikthehen qytetarëve

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë po jep rezultatet e para konkrete. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake kanë ndërmarrë...

Lojtari shqiptar bie dakord me Igli Taren, gati kontrata 2,4 mln euro në vit te Milani

Milani ka bërë një hap të rëndësishëm drejt nënshkrimit të mesfushorit zviceran Ardon Jashari, pasi agjentët e lojtarit u takuan sot me drejtorin sportiv...

Mandati Lapaj-Shabani, flet djali i Ana Dajkos: Nëna ime…

Debati për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” vijon të përshkallëzohet, me përfaqësuesit kryesorë të tij, Adriatik Lapaj dhe Endri...

Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra zjarri, 11 janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 18:00, janë raportuar 22 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 11...

Lajme të tjera

Web TV