La Liga po kalon një nga sezonet më të balancuara në luftën për mbijetesë, teksa pas javës së 35-të ende 14 skuadra nuk e kanë siguruar matematikisht qëndrimin në elitë.
Barcelona ka mbyllur praktikisht garën për titull pas fitores 2-0 ndaj Real Madridit në “El Clasico”, duke shkuar në kuotën e 91 pikëve, 14 më shumë se madrilenët, tre javë para fundit.
Vetëm gjashtë ekipe kanë siguruar matematikisht mbijetesën deri tani: Barcelona, Real Madrid, Villarreal, Atletico Madrid, Betis dhe Celta.
Nga vendi i shtatë ku ndodhet Getafe me 45 pikë, deri te Alaves në vendin e 18-të me 37 pikë, diferencat janë minimale dhe çdo javë mbetet vendimtare.
Në garë për mbijetesë janë përfshirë edhe Sociedad me 44 pikë, Athletic Bilbao me 44, Rayo Vallecano me 43, Osasuna dhe Valencia me nga 42 pikë.
Sevilla mban 40 pikë, ndërsa Elche, Espanyol, Mallorca dhe Girona ndodhen në kuotën e 39 pikëve. Levante ka 36 pikë dhe ndodhet shumë pranë zonës së rënies, ndërsa Real Oviedo, renditet e fundit me 29 pikë./mxh
