Thomas Muller transferohet në Serie A? E kërkon klubi i madh italian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thomas Muller po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Bayern. Sulmuesi veteran do të largohet nga klubi bavarez menjëherë sapo të mbarojë aventurën në Kupën e Botës për Klube, ku Bayern do të përballet në çerekfinale me PSG-në.

Edhe pse do largohet nga Bayern, Muller do vazhdojë të japë ende kontributin e tij në fushën e blertë, por tani në një klub tjetër. Sulmuesi gjerman ende ndihet mjaftueshëm i fortë për të vazhduar të garojë në nivelin më të lartë dhe tashmë po shqyrton ofertat për sezonin e ardhshëm.

Për 35-vjeçarin ka interes nga disa klube dhe liga të ndryshme, por ditën e sotme është raportuar një lajm vërtet i bujshëm nga Italia, sipas të cilit, Napoli i drejtuar nga Antonio Conte, kërkon të transferojë sulmuesin gjerman. Conte kërkon të përsërisë rastin De Bruyne, ndaj nuk përbën dhe aq befasi ky interes për një sulmues si Thomas Muller. Conte vlerëson shumë eksperiencën e Muller dhe mbi të gjitha mentalitetin e tij fitues, gjë që kërkon ta injektojë edhe te pjesa tjetër e ekipit. m.p.

Të fundit

Merkato, Sancho përfundon në klubin e madh spanjoll?

Jadon Sancho. Ky është “sekreti” që ka ruajtur deri më sot trajneri Diego Simeone. Sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid po...

Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën

Lëvizja Vetëvendosje, me anë të një deklarate për mediat, deklaroi se "njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën devijim të rrezikshëm nga roli...

“Konflikti Rusi-Ukrainë, drejt ngrirjes më shpejt se sa pritej”

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka deklaruar sot se mundësia për një "ngrirje" të konfliktit ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës është më afër se...

Kosovë, BE u bën thirrje partive të respektojnë vendimin e Kushtetueses

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e...

Plani amerikan për Libanin, Hezbollahu çarmatoset brenda vitit

Shtetet e Bashkuara i kanë prezantuar Libanit një propozim për çarmatosjen e Hezbollahut deri në fund të vitit, së bashku me fundin e operacioneve...

Lajme të tjera

Web TV