Edi Rama feston sot ditëlindjen/ Ja sa vjeç mbush Kryeministri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama sot feston ditëlindjen e 61-të. Kjo ditëlindje e gjen me mandatin e katërt të qeverisjes. Rama është i pari kryeministër me 4 mandate në Shqipëri.

Rama është numri një në partinë socialiste që prej vitit 2005 dhe Kryeministër i Shqipërisë që prej vitit 2013. Para zgjedhjes së tij si kryeministër, Rama ka mbajtur një numër postesh qeveritare dhe diplomatike.

Për më tepër, ka shërbyer si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga 1998 në 2000. Më pas ai u bë kryebashkiak i Tiranës për të paktën tri mandate nga viti 2000 deri në vitin 2011.

Tani është kryeministër në mandatin e katërt pas fitores në 11 Maj të 2025.

Rama u lind dhe u rrit në Tiranë. Pas diplomimit nga Akademia e Arteve në vitin 1982, punoi pedagog po në Akademi.

Nga 1993 kaloi katër vjet në Francë për të krijuar një karrierë artistike. Më pas, duke u kthyer në Shqipëri në vitin 1998, ai zyrtarisht filloi karrierën e tij politike.

Pas kësaj, ish-Kryeministri Fatos Nano e emëroi atë si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në vitin 2000, Rama kishte njoftuar synimin e tij për të kandiduar për kryetar bashkie të Tiranës. Rezultati i zgjedhjeve për kryebashkiak ishte një fitore për të, duke marrë gati 57% të votave totale.

Në vitin 2013, Rama u ftua të formonte Kabinetin e 33-të Shqiptar dhe të bëhej Kryeministër i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 2013, ku Partia Socialiste fitoi shumicën e vendeve në kabinet.

Që prej asaj kohe dhe deri më sot Rama vijon të drejtojë Shqipërinë./e.t

Të fundit

Trump mund të mos lejohet të flasë në Parlament gjatë vizitës shtetërore në Britani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mund të mos e gëzojë privilegjin e të adresuarit probleme...

Thashethemet për një romancë me Xhensila Myrtezajin, Ledri thyen heshtjen

Në një intervistë televizive, Ledri nuk mohoi zërat për një romancë të re në jetën e tij, pas ndarjes nga blogerja Sara Hoxha, me...

Ndryshime në kupolën e Policisë/ Korça dhe Elbasani me drejtues të rinj

Ditët e fundit kryepolici Ilir Proda ka bërë ndryshime të shumta në rang komisariatesh në gjithë vendin, por edhe në drejtues qarqesh. Raportohet se Drejtori...

Vijon aksioni në Theth, prishen rreth 70 objekte pa leje, pritet ‘kuvendi’ i banorëve

Ka vijuar edhe këtë të dielë aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Situata ditën e sotme paraqitet më e...

Nis konflikti 34-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut

13 korrik 2006 Më 13 korrik 2006, konflikti i armatosur ndërmjet Izraelit dhe grupit shiit libanez Hezbollah mori përmasa dramatike, kur forcat izraelite vendosën bllokadë...

Lajme të tjera

Web TV