Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli Pata

Ardit Bido, është deputeti i tretë me më shumë vota prefernciale i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit, e bazoi fushatën e tij zgjedhore, kryesisht me përqëndrimin  e çështjes nacionale.

Përkatësisht, Bido ishte një kandidat qartësisht kundër rastit apo kauzës “Beleri”, me të cilën Partia Demokratike e Sali Berishës, apo opozita aktuale e koalicionit të saj, u “armatos” që me zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Beteja politike e Bidos ishte një zgjidhje e qartë politike për të çmontuar kauzën e “Himarës” greke, madje arriti edhe më tej duke e shtrirë narracionin “patriotik” edhe më tej.

Në fund, kjo rezultoi e suksesshëm për Bidon, i cili tashmë nuk është vetëm një personazh politik me të cilin PS e Edi Ramës bëri aleancë politike zgjedhore, por sipas gjasave, do të jetë një nga politikanët e rëndësishëm të mazhorancës.

PS e Edi Ramës, që nga viti 2009, kur çoi në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e detit të firmosur nga qeveria e Sali Berishës me qeverinë greke, ka vulosur në substraktin politik të saj, kauzën e qartë përplasëse me narracionin nacionalist të Athinës.

Kauzë, që Edi Rama, në mënyrë të qartë e ka dizenjuar politikisht në qeverisjen e Shqipërisë që nga viti 2013. Antagonistja më i rëndësishëm politik i Ramës ka qenë politika e qeverisë greke, me të cilën jo thjeshte është përplasur dhe ka bërë betejë, por Athina është angazhuar edhe politikisht për ta rrëzuar mazhorancën e PS-së.

Kjo që nga viti 2015, kur Athina tentoi të çajë mazhorancën qeverisëse në Shqipëri, duke dekoruar Ilir Metën, atëherë kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, e deri më sot, kur përplasja Tiranë-Athinë, është kthyer në një nga kauzat e politikës së brendshme.

PD-ja, një pjesë të elektoratit të saj jo vetëm në jug, e ka pasur të angazhimit “nacionalist”, si një pjesë të narracionit të saj ndër vite. i cili pas vitit 1997, u bë si një pamflet për të veshur edhe rrëzimin e Sali Berishës nga pushteti në vitin e mbrapshtë.

Marrëveshjet me qeverinë greke pas vitit 2005, që nga varrezat e ushtarëve grekë deri pakti detar në 2009-n, e rrëzuar rëndë këtë fabul të ashtuquajtur patriotike. Me rrëzimin nga pushteti në vitin 2013, pas aleancës së rëndësishme të qeverisë së Edi Ramës me Erdoganin, qasje pro-greke e Berishës u bë gjithnjë e më shumë më e fortë.

Lexo edhe :  BE dhe Amerika Qendrore hedhin themelet e një partneriteti transformues ndër-rajonal

Për të mbërritur në vitin 2023, kur u vendos si kandidat i përbashkët i PD-LSI, Fredi Beleri në bashkinë Himarë. Rast që përveç betejës së ngushtë në bashkinë e bregut, ka marrë prej dy vjetësh një qasje nacionale në betejën politike. Madje duke kaluar edhe kufijtë e një relacioni Tiranë-Athinë, sa u transpaltua edhe në relacionet me Bashkimin Europian. Ku Tirana, arriti të sigurojë një fitore politike të rëndësishme.

Betejë kjo, që ka pasur dhe ka “racionin” e saj elektoral në çdo përballje, po veçanërisht në zgjedhjet e 11 majit.

Po sa ka qenë realisht në territor kjo pjesë e rëndësishme politike në favor të PS-së. Në krahun tjetër, pra tek PD, duket qartë se pozicionimi në krah të Athinës zyrtare, veçanërisht agjendave të qarqeve nacionaliste greke, duket e ka penalizuar jo pak. Duke i hequr edhe atë pjesë të elektoratit të saj që e ka pasur kryesisht në pjesën e jugut.

Kështu, në fshatrat e bashkisë Himarë, PD ka pasur një fete të rëndësishme të votave në “racionin” nacionanalist të kësaj vote, kryesisht në Borsh, Pilur apo edhe në fshatrat e Lumit të Vlorës. Ndërkohë, që elektorati i komunitetit çam, në qarkun Vlorë, duket qartë se ka votuar kundër PD-së, përkatësisht për PS-në. Ky elektorat ka qenë tradicionalisht i djathtë dhe më i predispozuar të votojë PD-në në historikun elektoral të vendit.

Përveç qarkut Vlorë, kjo pjesë e elektoratit është e përhapur edhe në qarkun Fier, qarkun Durrës, e sidomos në Tiranë, ku në disa zona dhe bashki të tij, ka përqendrimin më të madh.

Kjo shikohej në rezultatet e PDIU-së së Shpëtim Idrizit, e cila e ka humbur mbështetjen falë aleancës me çështjen Beleri. Ndërkaq, aleanca e PS-së me këtë supstrakt patriotik, ku Ardit Bido ishte përfaqësuesi më i spikatur, pati një benefit të qartë.

Së paku një mandat në Vlorë, një në Fier, një në Tiranë dhe gjysmë në Elbasan e Durrës, ka ardhur siç shikohet vetëm nga kjo pjesë e elektoratit. i cili së paku në sjelljen elektorale në zgjedhjet e zhvilluara në vite ka qenë më i afërti me Partinë Demokratike.

Të fundit

“200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”

I penduari i tretë në dosjen e bujshme "Plumbi i Artë", Skerdi Tasi, ka dhënë këtë të martë dëshminë...

Milan-Napoli, ka nisur gara e ethshme për talentin e Serie A

Giorgio Scalvini është bërë protagonisti i fundit i një gare të zjarrtë në merkaton e verës. Sipas raportimeve të fundit nga “SportMediaset”, mbrojtësi i...

Deputetja Dhima publikon pamje nga Darëzeza, por “harron” naftën që bëhet lumë

Deputetja e PS Antoneta Dhima ka publikuar ditën e sotme disa pamje nga Darëzeza, por ajo që duket në pamjet me dron është një...

Sponsorizimet, City parakalon Barcelonën, por vendi i parë nuk lëviz

Manchester City ka nënshkruar një zgjatje kontrate me Puma deri në vitin 2035, duke vendosur një rekord të ri dhe duke u bërë klubi...

Familja bllokonte parkimin e pallatit me blloqe betoni/ Arrestohet babai, nën hetim djali

Një situatë absurdi është regjistruar në Tiranë, në rrugën “Ali Demi”, ku një familje bllokonte një hapësirë publike me blloqe betoni, përpara hyrjes së...

Lajme të tjera

Web TV