Veliaj zero shpresa! Mos vallë shtatori nis me zgjedhje në Tiranë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë.

Ky vendim shuan përfundimisht shpresat e tij për t’u rikthyer në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, duke krijuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme në kryeqytet.

Bashkia e Tiranës drejtohet aktualisht nga kryetarja e deleguar, Anuela Ristani, megjithatë burgosja e Veliajt ka shkaktuar një ngërç që prej 10 shkurtit të këtij viti, i cili do të duhet të zgjidhet.

Sinjalet e para për një zgjidhje për vakumin e krijuar në drejtimin e Tiranës, nga burgosja e kryebashkiakut, erdhën nga kryeministri Edi Rama, i cili, disa ditë para vendimit të Gjykatës së Lartë, u kërkoi deputetëve të Tiranës angazhim më të madh në terren dhe kontakt të drejtpërdrejtë me problematikat e komunitetit. Në të njëjtën kohë, në media u raportua se Rama kishte deklaruar privatisht: “Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë”.

Ndërkohë, gjatë vjeshtës do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme në bashkitë e Tepelenës, Matit dhe Beratit, për shkak të dorëheqjes së kryetarëve për të hyrë në Kuvend. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë pritet t’i shtojë këtyre edhe Tiranën, duke e përfshirë kryeqytetin në proces zgjedhor. m.p.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV