Last Updated on 10/07/2025 by adminfjala
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave kryesisht në relievet malore nga orët e meditës.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 12-16 m/s.
Valëzimi në dete do të shkojë nga 3-4 ballë.
Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë celsius./ e.t
