Lirimi i hapësirave publike në Tiranë/ Balla: Aksioni do të vazhdojë pa ndërprerje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi një inspektim në Njësinë Administrative Nr. 2 në Tiranë, së bashku me skuadrën socialiste të zgjedhjeve të 11 majit, për të bërë inventarizimin e problematikave që lidhen me hapësirat e përbashkëta dhe shërbimet publike.

Ky inspektim kishte si qëllim kryesor dëgjimin e qytetarëve në çdo lagje dhe rrugicë, për të respektuar 19 mandatet historike që Tirana i dha Partisë Socialiste më 11 maj, deputet i së cilës do të jetë edhe vetë gjatë legjislaturës së re.

“Për të dëgjuar qytetarët cep më cep, në respekt të plotë të 19 mandateve historike në Tiranë, të cilat duhet t’i konsiderojmë një borxh të jashtëzakonshëm për t’u shlyer, duke mos shkëputur lidhjet me komunitetet, por duke dëgjuar e punuar më shumë me njerëzit e zakonshëm dhe për njerëzit e zakonshëm,” u shpreh Balla gjatë inspektimit në terren.

Ministri theksoi se procesi i lirimit të hapësirave publike do të vazhdojë pa ndërprerje, për të garantuar akses për të gjithë qytetarët.

Ai ishte i qartë në mesazhin e tij: “Hapësirat publike mes pallateve janë pronë e përbashkët e banorëve dhe nuk mund të privatizohen nga askush, pavarësisht se kush ka qenë pronari i dikurshëm i tokës.”

Gjatë inspektimit, Balla denoncoi vendosjen e gardheve, ndarjeve me xhama apo strukturave pa leje që kufizojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke paralajmëruar prishjen e tyre.

Ai u ndal edhe te pastrimi dhe mirëmbajtja e këtyre hapësirave, duke kërkuar kujdes të shtuar nga institucionet përgjegjëse.

“Hapësirat e përbashkëta duhet të jenë të pastra dhe të sigurta për të gjithë: për nënat me fëmijë, për fëmijët dhe për të moshuarit. Nuk mund të kthehen në vende grumbullimi mbeturinash apo të pengohen nga parkime pa rregull,” theksoi ai.

Lexo edhe :  Drafti i Kodit të ri Penal, reagon Bashkimi Europian

Në përfundim të inspektimit, Balla deklaroi se ky është vetëm fillimi i një procesi të gjatë që synon kthimin e hapësirave publike në shërbim të komunitetit./e.t

Të fundit

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori!

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë...

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi të transmetuar nga mushkonjat, i...

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata në zgjerimin e aktivitetit të...

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Franca është përballur me një situatë të paprecedentë zjarresh, duke e çuar vendin ne një situatë të jashtëzakonshme. Zjarrfikësit luftuan për të tretën ditë për...

Lajme të tjera

Web TV