Lindja e Henry David Thoreau: Zëri i ndërgjegjes kundër pushtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

12 Korrik 1817

Më 12 korrik 1817, në qytetin Concord të Masaçusetsit, lindi Henry David Thoreau – një nga mendimtarët më të thellë të Amerikës dhe një zë që do të sfidonte jo vetëm qeverinë e kohës së tij, por çdo pushtet që cenonte lirinë dhe ndërgjegjen e njeriut.

I njohur si eseist, filozof transcendentalist, natyralist dhe kritik i shoqërisë, Thoreau arriti kulmin e formimit të tij intelektual dhe moral gjatë viteve që kaloi në Walden Pond – një periudhë reflektimi dhe vetmie që do të lindte kryeveprën e tij letrare Walden.

Por një ngjarje e vogël në dukje – një natë në burg për shkak se refuzoi të paguante një taksë që financonte Luftën meksikano-amerikane dhe institucionin e skllavërisë – do të mbetej si një nga gjestet më të rëndësishme të mosbindjes civile në histori. Ishte kjo përvojë që e frymëzoi të shkruante esenë e tij të pavdekshme: “Mosbindja Civile ndaj Qeverisë” (Civil Disobedience), botuar më 1849.

Në atë ese, Thoreau shpalli me qartësi se ndërgjegjja morale e individit qëndron përpara bindjes ndaj ligjeve të padrejta:

“Detyrimi i vetëm që kam është të bëj atë që mendoj se është e drejtë.”

Ai besonte se një shtet që lejon skllavërinë apo pushtimet e padrejta nuk ka të drejtë të kërkojë bindje nga qytetarët e tij. Dhe se heshtja përballë së keqes është bashkëfajësi.

Ndikimi i këtij qëndrimi nuk mbeti vetëm në faqet e librit. Qasja e tij jo e dhunshme, por e qëndrueshme dhe parimore ndaj autoritetit frymëzoi disa nga figurat më të mëdha të shekujve pasues:

Mohandas Gandhi, që e zbatoi këtë filozofi në luftën për pavarësinë e Indisë nga Britania;

Lexo edhe :  Patrik Modiano, kur kujtesa shërben si letërsi dhe heshtja si stil

Martin Luther King Jr., që udhëhoqi lëvizjen për të drejtat civile në SHBA;

Ibrahim Rugova, që zgjodhi rrugën e rezistencës paqësore për çlirimin e Kosovës.

Thoreau vdiq në moshën 44-vjeçare, më 1862, por ideja e tij se qytetari i ndershëm nuk është ai që bindet verbërisht, por ai që vepron me ndërgjegje, mbetet më aktuale se kurrë.

Përgatiti: L.Veizi

Të fundit

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke...

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak minuta, rrugët e Tiranës u...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Korrupsion zgjedhor në 64 raste, SPAK çon në GJKKO kandidatin e PD…

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Rrogozhinë,...

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë, ja si duket

Arabia Saudite ka nisur punën për ndërtimin e atij që pritet të jetë aeroporti më i madh në botë. Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Salman pritet...

Lajme të tjera

Web TV