“Unë doja letërsinë. Partia më çoi në thertore. Aty kuptova se…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flutura Açka, deri vonë deputete e PD, ka bërë një rrëfim për Euronews. Ajo është një grua që e filloi karrierën larg pasionit të saj për letërsinë.

Ajo tregon sesi në komunizëm i imponuan studimet dhe punën larg pasionit të saj për letërsinë, ku përfundoi e emëruar si ekonomiste në thertore.

“Ne vitin 1988 u emërova ekonomiste e thertores. Isha në mes të një kasaphane ku derrave u gjuhej me çekan, ku lopëve u futeshin thika të gjata, ku pulat therreshin dhe futeshin në valë. Në njëfarë mënyre, diktatura u perceptua ashtu në ato vite në atë thertore”.

“Më vonë, ky perceptim më ndihmoi të formuloja dhe të ngrija plotësisht romanin ‘Ku je?’, që flet për atë që kam parë unë në vitet ‘80 gjatë fëmijërisë dhe rinisë sime. Kur më emëruan në thertore, unë nuk dija asgjë. Isha një vajzë me shumë ëndrra, lexoja dhe përktheja klasiket italiane. Ishte një kohë përzierjesh të mëdha, ëndërroja të bëhesha gazetare dhe redaktore, e përfundova ekonomiste në thertore. Unë zgjodha të studioja për letërsi, por partia nuk e pranoi dhe më dërgoi në ekonomik. Por unë doja të studioja, po nuk doja atë që kërkonte partia”, tregon ajo. m.p.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV