Lushnje, Balluku kërkon dorëheqjen urgjente të drejtorëve dhe administratorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve dhe 13 administratorëve të bashkisë së Lushnjës.

Në një takim të zhvilluar në bashkinë e Lushnjës, zëvendëskryeministrja dhe njëherazi drejtuesja politike e PS ne qarkun e Fierit, u ka kërkuar dorëheqjen drejtorëve në bashkinë e Lushnjës dhe 13 administratorëve.

Burime zyrtare nga kjo bashki sqaruan se ashtu si në bashkinë e Fierit pas dorëheqjes, puna e secilit drejtor dhe administrator do te shqyrtohet nga një komision ku do të vlerësohet performanca e gjithsecilit.

Bazuar në këtë vlerësim do të vendoset nëse drejtuesi do të qëndrojë në detyrë apo do të largohet. Bashkia e Lushnjës ka 15 njësi administrative, por në dy prej tyre vendi i administratorit është vakant.

Në Fier ndërkohë, kanë dhënë dorëheqjen të gjithë administratorët e njësive, që gjithsej janë 14. Gazetarja e ABC News, Valbopna Davidhi raportin se edhe drejtorë të bashkisë dhe drejtorive rajonale gjithashtu kanë dhënë dorëheqjen. m.p.

Të fundit

‘Kryengritje’ brenda republikanëve në SHBA

Dy javë pasi votoi për miratimin e një projektligji gjithëpërfshirës të politikave të brendshme që përfshinte shkurtime prej rreth...

“Do sekuestrohet çdo objekt i pabanuar”, Rama jep paralajmërimin e fortë

Kryeministri paralajmëroi së do të konfiskohen për interes publik të gjitha objektet e braktisura në Shqipëri, të cilat janë të tilla që prej viteve...

Shërbime dentare me preparate të skaduara/ Arrestohen 2 dentistë, procedohen 12 të tjerë

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Dentare”, të zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar...

Shqiptarëve u shtohet një pasuri kombëtare: Dollia. Me fund…

Nga Leonard Veizi Tani që dollia u kthye në art, për shqiptarët s’do ketë më frerë. – Me fund! Sepse Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale ka...

Këshilli Bashkiak pritet të miratojë shembjen e 3 pallateve në Kombinat e Kinostudio

Rreth 6 vite pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit 2019, në Tiranë pritet të ndërhyhet për shembjen e detyruar të 3 pallateve të...

Lajme të tjera

Web TV