Një ‘orë’ e re biologjike: Si na tregon truri sa shpejt po plake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sistem i ri që lexon si ndryshojnë me kohën karakteristikat kyçe të trurit mund të na tregojë sa shpejt po plakemi dhe sa shpejt po përkeqësohen funksionet tona njohëse.

Metoda, e përshkruar në revistën “Nature Aging”, bazohet në analizën e skanimeve të trurit të realizuara me rezonancë magnetike dhe duket se mund të japë tregues mbi personat që janë më në rrezik për të zhvilluar forma të demencës.

Plakja: Truri flet

Mosha biologjike nuk përputhet gjithmonë me moshën kalendarike. Ajo ndikohet nga faktorë si gjenetika, mjedisi dhe sëmundjet që kalon njeriu gjatë jetës. Për të matur plakjen biologjike janë zhvilluar disa teste që bazohen në biomarkues të ndryshëm – molekula specifike që mund të gjenden në gjak.

Por Ethan Whitman, shkencëtar në fushën e plakjes së trurit në Universitetin Duke në Karolinën e Veriut, ka zhvilluar një metodë për të monitoruar më me saktësi plakjen e trurit dhe për ta lidhur atë me plakjen e organizmit në tërësi.

Së bashku me ekipin e tij, ai analizoi të dhënat e një studimi të kryer mbi më shumë se një mijë persona të lindur në Dunedin të Zelandës së Re midis viteve 1972 dhe 1973. Këta persona u vëzhguan në mënyrë periodike përgjatë dy dekadave, nga mosha 26 deri në 45 vjeç, përmes matjes së 19 biomarkuesve të ndryshëm (kardiovaskularë, metabolikë, renalë, imunitarë, dentarë dhe të funksionit pulmonar). Vlerësimet më të fundit përfshinin edhe skanime të trurit.

Hulumtuesit ushqyen një algoritëm me 860 skanime të trurit dhe i kërkuan atij të gjente lidhje mes të dhënave të rezonancës magnetike dhe ritmit të plakjes, siç dilte nga biomarkuesit e tjerë të trupit (si plakja kardiovaskulare, metabolike dhe imunitare).

Lexo edhe :  Temperaturat ekstreme “rrëzojnë” mijëra shqiptarë/ Urgjenca në alarm të vazhdueshëm

Në këto skanime u analizuan parametra si trashësia e korteksit cerebral, shtresa më e re dhe më e zhvilluar e trurit që merret me funksione si të folurit dhe kujtesa,si dhe vëllimi i lëndës gri, e përbërë nga trupat e neuroneve.

Plakje e përshpejtuar dhe rreziku i demencës

Rezultati ishte ndërtimi i një “ore biologjike” të re të plakjes: personat që, sipas skanimeve të trurit, tregonin shenja plakjeje më të shpejtë, kishin gjithashtu një rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje kronike në të ardhmen dhe për të vdekur më herët.

Studiuesit testuan instrumentin e tyre edhe me të dhënat e mbi 42,500 individëve nga baza e të dhënave britanike UK Biobank si dhe me më shumë se 1,700 skanime të trurit të pacientëve të përfshirë në nismën Alzheimer’s Disease Neuroimaging Initiative.

Në këtë grup të fundit, pacientët që sipas “orës së re të trurit” tregonin plakje të përshpejtuar, kishin një rrezik më të madh për të marrë një diagnozë demence brenda 16 viteve të ardhshme.

Një instrument për kërkimin shkencor

Metoda është ende në fazat e para dhe nuk është gati për përdorim klinik. Ajo duhet së pari të testohet e të përshtatet në popullata dhe grupmosha të ndryshme.

Megjithatë, ka potencial të madh si një mjet për kërkim shkencor. Ndër objektivat e ardhshëm të ekipit është, për shembull, të hetohet nëse çrregullime si skizofrenia ose problemet e gjumit lidhen me ritme më të shpejta të plakjes së trurit.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV