Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook, ku ka dhënë detaje mbi ecurinë e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, si dhe për projektet e reja urbane që do të transformojnë qytetet shqiptare.
“Sipas planit të punës, vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara,” shkruan Rama, duke theksuar se puna “nuk do të ndalet më, as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenomen, dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura, jo e jo…”
Ai shton se paralelisht po punohet intensivisht me projektet e Rilindjes Urbane 2.0, një fazë e re e zhvillimit urban, ku janë përfshirë arkitektë të huaj dhe vendas, me qëllim krijimin e hapësirave funksionale, estetike dhe të aksesueshme për qytetarët.
Lidhur me përdorimin e hapësirave publike nga njësitë e shërbimit, Rama bëri të ditur se së shpejti do të prezantohet një plan i ri për vendosjen e tavolinave jashtë.
Sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara, ndërkohë që puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenoment dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo…
Në ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas
Ndërsa për vendosjen e tavolinave jashtë, së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët 25% njësia e shërbimit. Dhe nuk do të lejohet asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistik./e.t