Dhuna digjitale ndaj fëmijëve në Shqipëri, vajzat më të prekura nga incidentet online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri ka shënuar një rritje alarmante gjatë vitit 2024. Të paktën sipas Raportit Kombëtar për Sigurinë në Internet për Fëmijët dhe të Rinjtë, të publikuar pak ditë më parë, nga Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt (iSIGURT.al).

Raporti zbulon se në periudhën nga janari deri në dhjetor të vitit 2024, janë evidentuar 407 incidente serioze, që përbëjnë një rritje prej 67% krahasuar me vitin e mëparshëm. Kjo është një shifër shqetësuese që nxjerr në pah rreziqet në rritje me të cilat përballen fëmijët në hapësirën dixhitale.

Tirana, si qarku më i madh dhe më i urbanizuar, mban vendin e parë për numrin e raportimeve, me 48% të rasteve, e ndjekur nga Durrësi dhe Kukësi. Ndërkohë, vajzat dhe gratë rezultojnë si viktimat më të shpeshta të dhunës digjitale, me 62% të raportimeve, ndërsa 34% vijnë nga djemtë dhe në 4% të rasteve gjinia nuk është deklaruar.

Grupmosha më e prekur është ajo 15–18 vjeç, që përbën 43% të totalit të raportimeve, e ndjekur nga të rinjtë 19–24 vjeç. Për herë të parë, janë regjistruar edhe 4 raste nga fëmijë 6–10 vjeç, të cilët më parë nuk kishin raportuar incidente, me shumicën e viktimave sërish vajza.

Incidentet më të zakonshme përfshijnë kërcënime, përndjekje dhe shantazh online, që përbëjnë rrezikun kryesor për fëmijët dhe të rinjtë. Pas tyre renditen bullizmi kibernetik dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale.

TikTok rezulton të jetë platforma me numrin më të madh të incidenteve të raportuara (209 raste), e ndjekur nga Facebook dhe Instagram. Megjithatë, raporti vlerëson se TikTok ka reaguar me efikasitet, duke mbyllur ose bllokuar shumicën e faqeve problematike brenda një kohe të shkurtër.

Lexo edhe :  IGJEUM: Reshjet intensive të shiut do të vijojnë. Tre qarqet më të rrezikuara

Raporti thekson gjithashtu nevojën për forcimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e fëmijëve online, si dhe për rritjen e ndërgjegjësimit tek fëmijët, të rinjtë dhe prindërit në lidhje me rreziqet e hapësirës digjitale.

Publikimi i raportit u bë i mundur me mbështetjen e nismës netSMARTkids Shqipëri, bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe CRCA-ECPAT Shqipëri, në partneritet me ALO 116 Shqipëri dhe iSIGURT.al./kb

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV