Berisha konfliktohet hapur me Këlliçin, arsyeja është SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes Sali Berishës dhe ‘besnikut’ të tij Belind Këlliçi duket se ka nisur një përplasje, që nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të PD, por të dy po e shfaqin publikisht në mënyrë të tërthortë. Pasi urdhërori gazetarin e medias së familjes së tij, Çim Pekën, që të sulmojë publikisht Belind Këlliçin përse ai lavdëroi SPAK, tashmë Berisha po i shfaq hapur edhe vetë pakënaqësitë me Këlliçin.

Edhe pse e vendosi në listën e sigurt të Tiranës për ti dhënë një vend në Kuvend në shtator, pavarësisht dy humbjeve për Bashkinë e Tiranës, raportet mes Berishës dhe Këlliçit tani duken se nuk qenkan aq të shëndetshme. Aq më pak kur bëhet fjalë për drejtësinë e re, SPAK-un, që Berishën dhe dhëndrin i ka marrë të pandehur për aferën Partizani.

Nga selia blu teksa sulmoi kreun e SPAK, Altin Dumani se nuk po bën asgjë për votën e lirë, Berisha kishte rezervuar edhe një mesazh për Belind Këlliçin, duke i kujtuar se cili është qëndrimi që duhet të kenë ushtarët e tij për SPAK-un. Pa iu bërë asnjë pyetje e drejtpërdrejtë për Këlliçin, Berisha doli vetë në temë duke u thënë gazetarëve se para se të vinte në seli “kishte marrë në telefon Belindin” dhe e pyeti “ku je?”. Sipas Berishës, Këlliçi i tha se ishte në Prokurorinë e Tiranës pasi SPAK i kishte kaluar për kompetencë kallëzimin për zyrën e Erion Braçes ku pretendonin se organizohej blerja e votave më 11 maj.

Duket se Berisha është kujdesur t’i japë mesazhin e qartë Belind Këlliçit se ndryshe nga sa ai po promovon punën e SPAK se do ketë arrestime, në fakt SPAK-u nuk po bën asgjë dhe madje edhe kallëzimin e tij e paska ‘dëbuar’ në Prokurorinë e Tiranës, edhe pse bëhet fjalë për krim elektoral.

Lexo edhe :  Zjarret në vend, Rama publikon pamjet: Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre

Strategjia e Berishës është e qartë. Ai nuk fal askënd që i del kundër në raport me drejtësinë dhe mesazhi duket se nuk shkon vetëm për Këlliçin, por për të gjithë ata deputetë demokratë që mbështesin punën e drejtësisë së re.

“Sot, para se të vij këtu, marr në telefon Belind Këlliçin. Belind ku je? ‘Në Prokurorinë e Tiranës’. Po pse je aty? ‘Jam aty, tha, se këtu kanë sjellë çështjen ‘Braçe’. A ju kujtohet ju se cila është çështja ‘Braçe’? Zyra ilegale e PS-së, zona te Rruga e Kosovarëve, ku regjistroheshin, paguheshin dhe kryenin veprime ilegale, e paarreduar, me të gjitha simbolet. Pra, ishte zyrë ilegale.

Shikoni çfarë bëjnë tani këta. Për të larë duart me të, shkon në prokurorinë e Tiranës, në një kohë kur është krim elektoral, në një kohë kur Braçe është deputet”, tha Berisha.

Përplasja publike u zbulua pas deklaratës së Këlliçit se shpejt SPAK do të bëjë një tjetër arrestim të bujshëm në radhët e socialistëve, duke iu referuar ish-kryebashkiakut Tërmet Peçi. Si fillim, Berisha hodhi në sulm gazetarin e medias së familjes Syri Tv Çim Pekën, i cili e quajti Belind Këlliçin “si një gazetar kronike” që sillet siç i shërben Edi Ramës dhe Altin Dumanit. Më pas reagoi edhe Arjana Kalaja që përmes një statusi foli për privilegje të pa-merituara në parti. Mesazh ky, që dukej se i adresohej pikërisht atij. m.p.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV